Aktualitet

Publikohet FOTOJA e punonjësit të bashkisë Ersekë që ‘Çuçka’ i falsifikoi firmën në dy procedura tenderimi!

Hetimet e Prokurorisë kanë zbuluar prova të reja që hedhin dritë mbi dyshimet për ndërhyrje të paligjshme në një procedurë prokurimi publik në Bashkinë Kolonjë.

zh.ll

Publikohet FOTOJA e punonjësit të bashkisë Ersekë që

TIRANË- Dy kallëzime penale kundër kryebashkiakut të Kolonjës, mjaftuan që Erion Isai, të dalë zbuluar në një dosje penale të regjistruar nga SPAK. Hetimet e Prokurorisë kanë zbuluar prova të reja që hedhin dritë mbi dyshimet për ndërhyrje të paligjshme në një procedurë prokurimi publik në Bashkinë Kolonjë.

Personi që shihni në foton e mëposhtme të siguruara nga gazetari Elton Qyno, është Muharrem Tartari, punonjës i bashkisë Ersekë. Sipas dosjes së SPAK, Tartari nuk ka qenë prezent në mbledhjet ku ndaheshin paratë publike tek kompanitë private që preferoheshin nga kryebashkiaku Isai. 

Publikohet FOTOJA e punonjësit të bashkisë Ersekë që
Muharrem Tartari

Mësohet se në dy raste, Tartarit i është falcifikuar firma duke nënkuptuar prezencën e tij në mbledhjet e komisionit të vlerësimit të ofertave ( KVO). Kjo nënkupton përdorimin e nënpunësve të thjeshtë të administratës për qëllime përfitimi, ku anëtarët edhe pse nuk ishin prezent firmosnin sipas deshirave të kryebashkiakut. Ndërsa komisionet e vlerësimeve të ofertave ishin thjeshtë një formalitet. Muharrem Tartari, është rasti flagrant i keqbesimit dhe abuzimit me pushtetin që bën Erion Isai në bashkinë periferike të Ersekes.

Kryebashkiaku Isai është marrë i pandehur për veprën penale të “shkeljes së barazisë në tender” së bashku me 7 persona të tjerë, lidhur me ndërtimin e rrugës Korçë–Ersekë. Në qendër të skandalit ndodhet kompania “A&E Engineering” sh.p.k., fituese e tenderit, nën pronësinë e Entela Çanos. Në dosjen e SPAK, janë pasqyruar edhe bisedat e zhvilluara në aplikacionin “ëhatsApp”, përmes kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai dhe Entela Çanos. Nga përmbajtja e këtyre komunikimeve, grupi hetimor dyshon për ndikim të paligjshëm gjatë procesit të përgatitjes së dokumentacionit të tenderit.

Ja disa prej komunikimeve të zbuluara nga hetimet:

Biseda të datës 01.07.2020:

10:05 – Erion Isai i shkruan Entela Çanos: “Mirëmëngjes. Shifi pak këto: Po 110 max ose 90 i jep zgjidhje thuaj Entelës. Vetëm rrjeti i jashtëm deri depo fi 250 në 20 bar është 18 755 ml x 6793 lekë = 127 402 715 pa tush, kurse pesari fi 200 me gjatësi 1 880 x 4747 lekë = 8 924 360 lekë.”

10:06 – Entela Çano: “Mirëmëngjes… ok… më dërgo. Të njëjtën gjë po bëjmë edhe ne… reduktim parametrash.”

10:08 – Erion Isai: “Sa më shpejt pls.”

10:09 – Entela Çano: “Ok… pa merak.”

14:57 – Erion Isai: “Më duhet deri të premten. Më duhet lista me emrat e fshatrave dhe vlerat për çdo fshat, vëlla. Një zjarr të lutem.”

15:00 – Entela Çano: “Pa merak. Do bëj të pamundurën që të premten t’i dorëzojmë.”

15:01 – Erion Isai: “Je yll s’o dooa.”

21:22 – Erion Isai: “Kemi gati ndonjë preventiv të ndonjë fshati?”

21:24 – Entela Çano: “Nesër paradite mendoj se mund të kemi diçka. Po sforcohemi shumë për të arritur vlerën… 230 me TVSH. Jam e saktë? Ma konfirmo të lutem.”

21:24 – Erion Isai: “330 është max.”

21:25 – Entela Çano: “Shyqyr.”

21:28 – Erion Isai: “Pls zjarrrrr. Se nesër duhet me i printu. Vulos këtu te ue. Të premten në mëngjes herët duhen dorëzu.”

21:29 – Entela Çano: “Do bëj më të mirën e mundshme… por jam sforcuar shumë për të kapur vlerën.”

21:29 – Erion Isai: “Ishte teeeeper e lartë. As bëhej fjalë.”

21:30 – Entela Çano: “Me 5 aspra tha do verë të mirë miku: shprehje gjermane.”

Bisedat e datës 03.07.2020:

12:39 – 12:42 – Entela Çano ka katër thirrje të humbura nga Erion Isai.

12:46 – Erion Isai: “Shoqeeee.”

12:46 – Bëhet një bisedë telefonike mes Çanos dhe Isait.

12:46 – Çano: “Isha në telef, të më falësh.”

12:47 – 12:57 – Kryhen disa biseda telefonike midis dy personave.

Kryebashkiaku Erion Isai dhe të tjerë të pandehur përballen me akuza për shpërdorim detyre, falsifikim dokumentesh dhe shkelje të ligjit për tenderat. Erion Isai, i cili u mor i pandehur nga Prokuroria e Posaçme të martën 23 shtatorit. Kryebashkiaku i Kolonjës u paraqit në Prokurorinë e Posaçme mëngjesin 15 Janarit 2025, ku refuzoi të zbulonte për mediat arsyen e paraqitjes. Isai është thërritur dhe më parë në SPAK. Më 30 maj të vitit 2023, ai u pyet në Prokurorinë e Posaçme për një tender rruge, çështje për të cilën është kallëzuar nga Esmerald Xhafa, për dyshimin se ka kryer disa vepra penale "Shpërdorimi i detyrës", "Korrupsion pasiv dhe aktiv", "fshehje e pasurisë" dhe për "shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike"./ZËRI

Poll

MOS HUMB