Aktualitet

Zbardhja e 6 vrasjeve, ndalohet dhe e dashura e Laert Haxhiut, 15 urdhër-arreste

Klea Gjata është vënë në pranga me urdhër të prokurorisë së Elbasanit, ndërkohë që nuk bëhet me dije roli i saj

E.K
Zbardhja e 6 vrasjeve, ndalohet dhe e dashura e Laert Haxhiut, 15
Laert Haxhiu

TIRANË- Burime bëjnë me dije për Zëri.ai se në kuadër të megaoperacionit që po zhvillohet në të gjithë vendin, pas dëshmisë së Artan Tafanit, që ka zbardhur 6 vrasje, është ndaluar dhe Klea Gjata, e dashura e Laert Haxhiut.

Ndalimi i saj është bërë me urdhër të prokurorisë së Elbasanit, ndërkohë që mbetet e paqartë nëse ka pasur rol aktiv në ndonjë prej krimeve të ndodhura.

Zëri.ai mëson se asaj i janë marrë shenjat e gishtave, dhe pritet që policia në konferencën për shtyp që është lajmëruar në orën 10:00 të japë më shumë informacion në lidhje me rolin e saj.

12 personat e arrestuar

Artan Tafani

Erisian Abedini, 32 vjeç

Lulzim Spahia ose Arapi

Ligor Lomaçka, aktualisht në burg

Bledar Berberi

Mariglen Topuzi

Bujar Abedini

Enriko Xhahysa

Klea Gjata

Idriz Mane, aktualisht në burg në Korçë

Fatjon Veliu

Leart Haxhiu, aktualisht ne burg në Greqi

Në kërkim

Lorenc Lala
Firdeus Berberi, 22 vjeç
Kristi Bizheku, 28-vjeç

Në një megaoperacion që është zhvilluar që mbrëmjen e djeshme, Policia ka kryer disa arrestime në qytete të ndryshme të vendit, ndërkohë që në total janë lëshuar 15 urdhërarreste.  

I riu Artan Tafani, i shpallur në kërkim për grabitjen e një biznesi në Tiranë është bërë i penduar i drejtësisë, ndërkohë që operacioni për kapjen e tij është kryer disa javë më parë në Lushnje, dhe është mbajtur i fshehtë pikërisht pasi hetuesit kanë kërkuar që ai të rrëfente bashkëpunëtorët.

Deri në mëngjesin e sotëm janë ekzekutuar 12 nga 15 urdhërarreste të lëshuara, ndërkohë që janë zbardhur 6 vrasje të ndodhura në harkun kohor të 5 viteve të fundit. Bëhet fjalë për vrasje të ndodhura në Korçë, Tepelenë, Elbasan, Peqin, dhe dy të tjera në Greqi, ku dyshohet se ka shtrirë veprimtarinë grupi i Laert Haxhiut.

Ky i fundit ka një dënim të mëparshëm me 18 vite burg nga Gjykata e Posaçme, por i ka shpëtuar deri tani përballjes me drejtësinë shqiptare, pasi Greqia refuzoi ekstradimin e tij pas arrestimit në Janinë. Aktualisht ai ndodhet në burg në Greqi, pasi në momentin e arrestimin shkaktoi një aksident me makinë./Zëri.ai 

Poll

MOS HUMB