Aktualitet

Zbulohen kanabis, armë dhe municione në Zall-Bastar, dy të arrestuar

Dy persona janë arrestuar, ku dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kultivuar kanabis në një parcelë në pyllin e fshatit Pllan.

f.t
Zbulohen kanabis, armë dhe municione në Zall-Bastar, dy të
MJETET E SEKUESTRUARA

TIRANË-Komisariati numër 4 në Tiranë ka finalizuar operacionin e koduar “Bulceshi”, ku janë sekuestruar 3 armë zjarri, një armë e ftohtë, municion luftarak. Po ashtu janë asgjesuar 60 bimë kanabis. Dy persona janë arrestuar, ku dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kultivuar kanabis në një parcelë në pyllin e fshatit Pllan.

Gjatë kontrollit në këtë parcelë, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bimë të dyshuara kabanisi.

Personat e arrestuar janë V.J 66 vjeç dhe T.T 32 vjeç dhe po punohet për kapjen e një 41-vjeçari tjetër A.K. Gjatë kontrollit të banesës së 66-vjeçarit V. J. U gjetën dhe sekuestruan 4 armë (1 çifte, 3 armë zjarri karabinë), 4 kallëpë me lëndë të dyshuar eksplozive, 18 krëhëra automatiku, sasi municioni luftarak, 2 kundërgaze, 2 thika, 2 aparate celulare, dhe shuma parash. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB