
Foto ilustruese
FIER- Zhduket 27-vjeçarja në Fier. Policia bën me dije se zhdukjen e saj në polici e ka bërë me dije vjehrra. Kjo e fundit e identifikuar me inicialet H.M ka deklaruar para efektivëve se nusja e djalit është larguar nga banesa dhe nuk kanë asnjë kontakt me të. Vijon puna për gjetjen e saj.
NJOFTIMI I POLICISË:
Në Komisariatin e Policisë Fier është paraqitur shtetasja H. M., e cila kallëzon se është larguar nga banesa bashkëshortja e djalit të saj, 27 vjeçe. Po punohet për gjetjen e saj. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme./ZËRI
Poll