Aktualitet

Zhdukja e ish-zv/drejtorit të AKSHI-t, reagon zyrtarisht Policia e Shtetit

Mësohet se ka qenë nëna e Shimës, ajo që është paraqitur në Komisariat dhe ka kallëzuar se ka humbur kontaktet me djalin e saj.

zh.ll
Zhdukja e ish-zv/drejtorit të AKSHI-t, reagon zyrtarisht Policia e Shtetit
daniel shima

TIRANË- Policia e Tiranës ka reaguar në lidhje me zhdukjen e ish-zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Daniel Shima. Sipas bluve, denoncimi për zhdukjen e tij është bërë rreth orës 17:00, në Komisariatin nr.1 të Tiranës. Mësohet se ka qenë nëna e Shimës, ajo që është paraqitur në Komisariat dhe ka kallëzuar se ka humbur kontaktet me djalin e saj. Ndërkohë, policia po punon për sqarimin e rrethanave të rastit, teksa ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonën ku ai është parë për herë të fundit.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion

Më datë 20.08.2025, rreth orës 17:00, në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur shtetasja M. Sh., e cila ka kallëzuar se ditën e sotme ka humbur kontaktet me djalin e saj, shtetasin D. Sh., 34 vjeç.

Shërbimet e Policisë po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit dhe për gjetjen e tij.

Ngjarja është regjistruar ditën e sotme, në mes të kryeqytetit. Sipas denoncimit, Shima iu ka dërguar një mesazh familjarëve ku shkruante se “po e arrestonin”, dhe që paas këtij momenti, nuk dihet më asgjë për fatin e tij./ZËRI

Poll

MOS HUMB