Aktualitet

Zjarr pranë aeroportit të Prishtinës, raportohet për të lënduar dhe mbi 20 automjete të djegura

Të lënduarit pësuan djegie në duar dhe fytyrë gjatë përpjekjeve për të shuar flakët

I.F
Zjarr pranë aeroportit të Prishtinës, raportohet për të
Pamje nga vendngjarja

PRISHTINË- Një zjarr i madh ka shpërthyer pas mesnatës në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës. Raportohet se dy persona u lënduan teksa u përpoqën të shuajnë flakët. Gjithashtu bëhet me dije se janë djegur edhe 20 makina që ishin të parkuara pranë aeroportit.

Shefi i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Malë Gashi tha se zjarri kishte shpërthyer në një lokal dhe më pas ishte përhapur në zonë.

“Jemi informuar rreth orës 01:15 për zjarr në një lokal në rrugën e Aeroportit në Go Karting. Në vendngjarje lokali në fjalë kishte dy pjesë, pjesa e marketit dhe pjesa e garazheve për karting e cila ishte përfshirë e tëra në flakë. Pjesa e maketit nuk është djegur përveç dritareve që janë thyer nga temperatura. Dy persona gjatë përpjekjes për ta shuar zjarrin kanë pësuar djegie në fytyrë dhe duar dhe janë dërguar në spital për trajtim”, tha Gashi.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, lajmëroi se autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje./ZËRI

Poll

MOS HUMB