Aktualitet

Zjarri në Lushnje! 35 qytetarë të asfiksuar në spital, mes tyre fëmijë

Personat kishin probleme me frymëmarrjen, por mësohet se gjendja e tyre është e qëndrueshme dhe mbeten nën kujdesin e mjekëve.

f.t
Zjarri në Lushnje! 35 qytetarë të asfiksuar në spital, mes
pamje nga vendngjarja

LUSHNJE-35 qytetarë të asfiksuar nga flakët që kanë përfshirë qendrën tregtare në Lushnjë, janë shtruar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Mes të transportuarve janë dy fëmijë dhe katër zjarrfikës. Këta të fundit janë asfiksuar ndërsa kanë marrë pjesë në operacionet e shpëtimit të personave të bllokuar në ndërtesë

Personat kishin probleme me frymëmarrjen, por mësohet se gjendja e tyre është e qëndrueshme dhe mbeten nën kujdesin e mjekëve.

"Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu në spitalin e Lushnjes viziton personat që po marrin ndihmën mjekësore. Aktualisht, 35 persona ndodhen në urgjencën e spitalin e Lushnjës, 4 prej të cilëve janë punonjës zjarrfikës.  Fatmirësisht personat që po trajtohen në spital janë në gjendje stabël, jashtë rrezikut për jetën", njofton ministria e Shëndetësisë.

Pesë zjarrfikëse dhe 8 ambulanca ndodhen në vendngjarje. Po ashtu për të evokuar qytetarët në ndihmë erdhi edhe një vinç privat në mënyrë që të nxjerri njerëzit e bllokuar në ndërtesë. Fillimisht flakët kanë përfshirë katin e dytë dhe të tretë të ndërtesës, por zjarri më pas është përhapur edhe në katin e katërt dhe më pas në apartamentet që janë në godinën e Qendrës Tregtare. /ZËRI

Poll

MOS HUMB