Aktualitet

Zjarri përfshin zonat pranë magazinat e Bashkisë Lezhë, nënkryetari: Mund të jetë i qëllimshëm

Vetë nënkryetari i Bashkisë Lezhë, Fatjon Zefi, ka bërë me dije se zjarri ka rënë rreth orës 03:30 të mëngjesit dhe ka përfshirë një hapësirë ku depozitohen mbetje të riciklueshme, të grumbulluara nga ndërmarrja e shërbimeve.

F.m
Zjarri përfshin zonat pranë magazinat e Bashkisë Lezhë,
Nënkryetari i Bashkisë Lezhë, Fatjon Zefi

LEZHË- Një zjarr me përmasave të mëdha ka pushtuar zonën pranë magazinave të Bashkisë Lezhë. Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe ku prej kohësh depozitohen mbetje ndërtimi dhe inerte. Kjo gjë ka bërë që të shkaktohet tym në zonat e banuara.

Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për të shuar flakët.

Vetë nënkryetari i Bashkisë Lezhë, Fatjon Zefi, ka bërë me dije se zjarri ka rënë rreth orës 03:30 të mëngjesit dhe ka përfshirë një hapësirë ku depozitohen mbetje të riciklueshme, të grumbulluara nga ndërmarrja e shërbimeve.

Sipas tij, nuk bëhet fjalë për mbetje organike dhe se rrethanat në të cilat ka rënë zjarri ngjallin dyshime për zjarrvënie të qëllimshme.

“Zjarri ra rreth orës 03:30 të mëngjesit dhe përfshiu një vend grumbullimi të mbetjeve të krijuara nga puna e Ndërmarrjes së Shërbimeve, nuk bëhet fjalë për mbetje organike. Orari i shpërthimit të flakëve ngre dyshime për zjarrvënie të qëllimshme, ndërsa theksoi se forcat zjarrfikëse dhe strukturat e bashkisë po punojnë për izolimin e zjarrit dhe eliminimin e tymit nga zona, me synimin që situata të vihet nën kontroll brenda ditës së sotme. Bashkia, në bashkëpunim me organizatën GIZ, është në proces për ngritjen e një qendre të posaçme për trajtimin e mbetjeve të riciklueshme, në mënyrë që ato të mos dërgohen më në landfill, por të përpunohen në vetë territorin e bashkisë. Kjo qendër pritet të jetë funksionale brenda këtij viti. Bashkia e Lezhes u bën thirrje qytetarëve që të bejne kujdes gjate kesaj periudhe per te evituar zjarret, ndërsa paralelisht janë angazhuar edhe strukturat përkatëse për të hetuar rrethanat e ngjarjes dhe për të parandaluar përsëritjen e rasteve të tilla,”- shkruan Zefi.

Poll

MOS HUMB