Aktualitet

ZËRI siguron PAMJET/ Minutat e fundit të Almës dhe 3 fëmijëve para se të vetëhidhen në lumin Buna

Ora shënon 20:21 minuta dhe Alma Arrazi vijon rrugën drejt urës mbi Bunë, ndërsa në pamjet e siguruara nga ZËRI shihet se vajza e madhe ecën anës barrierës mbrojtëse të urës.

E.K
ZËRI siguron PAMJET/ Minutat e fundit të Almës dhe 3
Minutat e fundit të Almës dhe fëmijëve

TIRANË- ZËRI ka siguruar minutat e fundit të Alma Arrazit dhe tre fëmijëve të saj të mitur, pak minuta para se ajo të vetëhidhej bashkë me ta në ujërat e rrëmbyeshëm të lumit Buma në Shkodër. Në pamje shihet se Alma ka në krahun e saj të djathtë dy vajzat e saj, ndërsa në krah të majtë mban përdore djalin e mitur. Siç shihet në pamje ajo vijon rrugën e qetë sëbashku me fëmijët ndërsa tek ajo nuk shihen shenja nervozmi.

Ora shënon 20:21 minuta dhe Alma Arrazi vijon rrugën drejt urës mbi Bunë, ndërsa në pamjet e siguruara nga ZËRI shihet se vajza e madhe ecën anës barrierës mbrojtëse të urës. Pastaj për shkak të errësirës, pamjet nuk shihen më. Dyshohet se kjo të jetë dhe ora, kur 39-vjeçarja të ketë ndërmarrë dhe aktin e rëndë të vetëflijimit bashkë me tre fëmijët.

 

Alma Arrazi dhe 3 fëmijët e saj dyshohet se janë vetëhedhur në lumë në datën 2 Maj, ndërkohë që një ditë më vonë u deklaruan të zhdukur në polici nga ana e babait të tyre Erdgys Arrazi. Ky i fundit mbahet nën masën e arrestit me burg, nën akuzën e shkaktimit të vetëvrasjes.

Sipas prokurorisë dhe policisë, Erdgys Arrazi ka ushtruar dhunë psikologjike të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij, për shkak të lidhjeve jashtëmartesore që ai ka pasur. Teksa doli dje në ambientet e Gjykatës së Shkodrës, Arrazi nuk pranoi që të jepte asnjë deklaratë, duke thënë që ishte në gjendje të rënduar psikologjike.

Mbrojtja e tij ka pretenduar se Alma Arrazi ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike, dhe ka marrë mjekim të vazhdueshëm për depresionin. Pavarësisht kërkesës për lirimin e kryefamiljarit, për shkak se sipas mbrojtjes mungojnë provat për dhunën e pretenduar, Gjykata vendosi lënien e tij në masën e sigurisë arrest me burg./ZËRI

Poll

MOS HUMB