Aktualitet

DOSJA E SPAK: Vartësi i Beqajt takoi Dhurata Thanasin dhe mori 'cash' paratë e faturave fiktive

Gjatë takimit Thanasi ka tërhequr lekë nga banka dhe ia ka dhënë në dorë Kurtulajt në rrugën e Kosovarëve.

f.t
DOSJA E SPAK: Vartësi i Beqajt takoi Dhurata Thanasin dhe mori
Ermal Kurtulaj

TIRANË- ZËRI ka zbardhur një tjetër përgjim në lidhje me dosjen hetimore që SPAK ka hapur ndaj ish-Ministrit Ilir Beqaj si dhe Ermal Kurtulajt, koordinator i projektit EUSAIR. Në përgjigjimet e siguruara nga ZËRI tregohet një faturë fiktive e lëshuar nga Ermal Kurtulaj, për subjektin tregtar "Luga e Arte" 259000 lek.

Në dosje tregohet edhe takimi që Kurtulaj ka pasur me administratoren e subjektit tregtar, Dhurata Thanasi. Gjatë takimit Thanasi ka tërhequr lekë nga banka dhe ia ka dhënë në dorë Kurtulajt në rrugën e Kosovarëve.

Pjesë nga dosja:

Subjekti tregtar "Dhurata Thanasi Person Fizik me nipt L61501022A, nr. cel. 069*******, me emin tregtar "Luga e Arte", me fushe veprimtarie "Tregtim me pakice te produkteve ushgimore tipike shiptare, me adrese TIRANE Rr : Muharrem Butak, Pallati Rinia.

- Date 14.11.2023, 08:41:17, me pershkrimin "Sherbim Kateringu" ne vleren 259000 leke. Ne dt. 14.11.2023 shtetasi Ermal Kurtulaj 068******* ka patur komunikimin me nr: cel. 69******** (identifikuar ne aplikacionin True Caller si Dhurata Thanasi Luga), komunikim me te cilin shtetasi Ermal Kurtulaj i kerkon kesaj qe te futet ne aplikacionin BKT Smart dhe ti coje ne WhaisApp Ermalit te dhenat e logarise ku do te behet trasnferia.

Me date 30.11.2023, Ermal Kurtulaj komunikon me Dhuraten dhe duke qene se parate i kane kaluar ne llogari i kerkon asaj te takohen, ku ajo i komunikon se i ka terhequr dhe nga takimi i filmuar nga rezulton se prej saj i eshte dhene shuma e parave.
17. Nga komunikimet shte mêsuar se keta dy shtetas jane takuar te bar "Masha" te rruga e "Kosovarëve". Ne date 1.12.2023, jane marre pamjet filmike te subjektit "Bar MASHA", ndodhur nẽ rrugën e "Kosovarëve", Komuna e Parisit, për daten 30.11.2023 ku nga pamjet filmike ështe evidentuar se shtetasi Ermal Kurtual ka mberritur aty në ora 12:27 me mjetin tip LandRover me targa AB720JO ge eshte nễ pronesi te vellait te tij Sabjan Xhemal Kurtulaj. Nga kéqyrja e pamjeve filmike ka rezultuar se shtetasi Ermal Kurtulaj takohet nẽ date 30.11.201223, ora 12:32 me njẽ grua (ge duhet te jete shtetesja Dhurata Thanasi) nẽ trotuarin ngjitur me Bar "Masha". Nga këqyrja e pamjeve filmike ka rezultuar se në orën 12:32:13 shtetasi Ermal Kurtulaj merr nga shtetasja Dhurata Thanasi nje send (ne dukje si leter apo para) te cilar i merr me doren e djathte dhe i kalon te dora e tij e majte dhe me pas i fut ne xhepin e majte te pantalionave.

78. Me shkresen nr. 16358 prot., dt. 04.12.2023 ishte kerkuar informacion prane bankes BKT me qellim verifikimin e levizjeve nga llogaria bankare e shtetases Dhurata Thanasi si tregtar person fizik, "Dhurata THANASI" NIPT: L61501022A dhe nga shkresa e ardhur rezulton se ajo ka kryer terheqje ne daten 30.11.2023.

DOSJA E SPAK: Vartësi i Beqajt takoi Dhurata Thanasin dhe mori


DOSJA
Poll

MOS HUMB