Aktualitet

ZËRI zbulon skandalin në Telegram, ende asnjë përgjigje!

Investigimi dhe vëzhgimi i grupit ka nisur që para disa muajsh, por kemi ndjekur edhe një procedurë për të marrë informacione lidhur me politikat e rrjetit social.

Redaksia Zëri
ZËRI zbulon skandalin në Telegram, ende asnjë përgjigje!
Foto ilustruese

TIRANË- “Zëri.ai” ka nisur një investigim lidhur me disa grupe që operojnë në rrjetin social në Telegram dhe që shpërndajnë materiale pornografikë, që përfshijnë marrëdhënie seksuale edhe me të mitur. Investigimi dhe vëzhgimi i grupit ka nisur që para disa muajsh, por kemi ndjekur edhe një procedurë për të marrë informacione lidhur me politikat e rrjetit social. Në gusht të këtij viti, 2 muaj më parë, stafi i “Zëri.ai” ka dërguar një kërkesë zyrtare për informacion në emailin e kontaktit të Telegram, por ende nuk ka marrë një përgjigje.

ZËRI zbulon skandalin në Telegram, ende asnjë përgjigje!

“Kam hasur në rrjetin tuaj social një fenomen të rëndë për të cilin po përgatis edhe një artikull... në Shqipëri janë hapur kanale komunikimi ku postohen foto dhe video të fëmijëve dhe vajzave duke kryer akte seksuale apo foto ku janë të zhveshura. Fotot me shumë gjasa, në rastin e adultëve janë dërguar te të dashurit e tyre apo edhe vjedhur, dhe më pas janë ndarë në grupe për t'u parë nga të tjerët, madje edhe numra telefoni. Nëse përpiqeni të hyni në këto grupe nga telefoni juaj, do të njoftoheni: Ky grup nuk mund të shfaqet sepse përdoret për të përhapur përmbajtje pornografike.

ZËRI zbulon skandalin në Telegram, ende asnjë përgjigje!

Por ju mund të shihni gjithçka nëse hyni në një kompjuter. Teksa jemi në përpjekje për të marrë një deklaratë nga Policia Shqiptare, do të donim edhe një koment në lidhje me përgjegjësinë tuaj në lidhje me shpërndarjen e këtyre fotove; pse lejohen ende të funksionojnë këto kanale, kur dihet qartë aktiviteti i tyre, madje paralajmërojnë të tjerët që të mos i bashkohen grupit. Keni ndonjë informacion apo keni ndërmarrë ndonjë hap për të ndaluar këtë rrjet aktiviteti?,”-shkruhet në email që i ka dërguar Zëri.al grupit të suportit të Telegram.

ZËRI zbulon skandalin në Telegram, ende asnjë përgjigje!

Ndërkohë që po ashtu, kemi depozituar edhe një kërkesë për informacion në Policinë e Shtetit në Shqipëri, por deri në momentin e publikimit të këtij artikulli, ende nuk e kemi marrë një informacion zyrtar se si do të procedohet me këtë rast. Megjithatë, “Zëri.ai” do ta ndjekë edhe më tej këtë çështje.

Jemi të gatshëm t'ju ofrojmë autoriteteve aksesimin në këto grupe dhe profilet e administratorëve dhe përdoruesve të tyre./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB