Bota

Putini ia kthen 'topin' Trumpit

Në thelb, Putini po kërkon garancitë e sigurisë.

I.F
Putini ia kthen 'topin' Trumpit
Donald Trump, Volodymyr Zelenskyy dhe Vladimir Putin

MOSKË- Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se është gati t’i jap fund luftimeve, por ka “pengesa”. Madje, këto pengesa ai i paraqiti gjatë bisedeve me të dërguarin e SHBA-vë në Kremlin, pasi për të janë kaq “shumë” vendimtare sa mund të prishin çdo shpresë për një armëpushim 30-ditor.

Kërkesat, ai i ka paraqitur gjatë “operacionit të veçantë” në Ukrainë, për Kievin dhe partnerët perëndimorë. Por, sipas aleatëve të Ukrainës shumë prej tyre janë të papranueshme ose të pamundura për t’u realizuar.

“Ne pajtohemi me propozimet për ndërprerjen e armiqësive. Por, kjo ndërprerje duhet të jetë e tillë që të çojë në paqe afatgjatë dhe të eliminojë shkaqet rrënjësore të kësaj krize,”- tha Putin.

Askush nuk do të ishte dakord për paqe afatgjatë, por ideja e Putinit për shkaqet rrënjësore të luftës sillet rreth dëshirës së Ukrainës për të ekzistuar si një shtet sovran, përtej orbitës së Rusisë.

Ukraina dëshiron të jetë pjesë e NATO-s dhe Bashkimit Evropian - aq shumë, sa është e sanksionuar në Kshtetutë. Presidenti Trump tashmë ka hedhur dyshime për anëtarësimin në NATO, por Putini e ka hedhur poshtë vazhdimisht idenë e Ukrainës si shtet. Dhe kjo mbështet shumë nga pengesat që ai i bëri të ditura publikisht. Ai dëshiron të ndalojë Ukrainën nga përforcimi i ushtrisë së saj dhe furnizimi me armë -kështu që nuk do të ketë më dërgesa nga Perëndimi. Që nga fillimi i kësaj lufte, Putin ka kërkuar “çmilitarizimin” e Ukrainës, që është një mallkim për Kievin dhe aleatët e tij.

Në thelb, Putini po kërkon garancitë e sigurisë.

A do të pranonte Rusia të ndalonte riarmatimin ose mobilizimin e forcave të saj? Kjo duket e pabesueshme dhe nuk kishte asnjë aluzion për ndonjë lëshim nga ana e tij, ndërsa ai iu drejtua gazetarëve në Kremlin.

Putin sapo është rikthyer me humor të mirë nga vija e frontit në Kursk, një rajon kufitar rus që ka qenë pjesërisht i pushtuar që nga gushti i kaluar nga Ukraina. Rusia ka dorën e sipërme në Kursk. Putini ndjen qartë se po negocion nga një pozicion i fortë dhe nuk dëshiron ta humbasë atë, pasi ka në dorë “fitoren”.

"Nëse ndalojmë veprimet ushtarake për 30 ditë, çfarë do të thotë kjo? A do të largohen të gjithë ata që janë atje nga beteja?"

Ministria ruse e mbrojtjes njoftoi të enjten se forcat e saj tani kishin marrë kontrollin e plotë të qytetit më të madh që ukrainasit kishin arritur të kapnin, Sudzha. Putin thotë se gjithçka që u ka mbetur ukrainasve është një vend i vogël, kështu që pse do të ndalonte Rusia tani?

"Nëse ndodh një bllokadë fizike në ditët në vijim, askush nuk do të mund të largohet fare. Do të ketë vetëm dy opsione - të dorëzohemi ose të vdesim."

E njëjta gjë vlen për të gjithë vijën e frontit prej 1000 km (620 milje), ku ai pretendoi se situata në terren po ndryshonte me shpejtësi, me trupat ruse që "përparonin praktikisht në të gjitha zonat". Por, nuk është kështu pasi pjesa më e madhe e frontit është në ngërç, edhe nëse Rusia ka pasur disa suksese së fundmi në lindje.

Putin beson se një armëpushim 30-ditor do ta privonte Rusinë nga avantazhi i saj dhe do t'u mundësonte ukrainasve të rigrupohen dhe të riarmatosen.

“Cilat janë garancitë tona që asgjë e tillë nuk do të lejohet të ndodhë,”- pyeti ai në mënyrë retorike.

Deri më tani, asnjë mekanizëm nuk është ofruar për të siguruar që kushtet e ndonjë armëpushimi do të zbatohen.

Megjithëse 15 vende perëndimore kanë ofruar paraprakisht trupa paqeruajtëse, ato do të vijnë vetëm në rast të një marrëveshjeje përfundimtare paqeje, jo një armëpushim.

Jo se Rusia do ta lejonte këtë marrëveshje gjithsesi.

Duke pasur parasysh të gjitha këto "pengesa", Putini dukej se ishte skeptik se si mund të përfitonte Rusia nga një armëpushim, veçanërisht kur trupat e tij ishin në pjesën e përparme. E gjithë këndvështrimi i tij ishte "bazuar në mënyrën se si zhvillohet situata në terren".

Putin u takua me t/ dërguarin e Trump në Moskë, Steve Witkoff. Çfarëdo që të vendoset, Putini e di se në fund të fundit, biseda më e rëndësishme do të jetë me presidentin.

“Mendoj se duhet të flasim me kolegët tanë amerikanë… ndoshta të kemi një telefonatë me Presidentin Trump dhe ta diskutojmë këtë me të,”- tha ai.

Ndërsa gjatë takimit me Ëitkoff, Putin iu përgjigj në thelb "po" propozimit amerikan, por "jo" armëpushimit. Përgjigjet e tij, “dogjën” skenarin që Uashingtoni dhe Kievi shkruan së bashku pak orë më parë në Uashington.

Uashingtoni, i cili u përpoq të “mbronte” Rusinë, është duke parë se të gjitha përpjeket po fundosen. Për Shtëpinë e Bardhë, refuzimi i Moskës mund të sjellë sanksione pasi Trump, ndryshe nga homologu i tij rus, nuk e ka problem të shkojë përtej formaliteteve dhe diplomacisë. Rusia mund të jetë nën presion, por në asnjë rrethanë ekipi i Trump nuk mund ta ekspozojë atë në mënyrën se si e bëri Kievi.

Moska po fiton sot në fusha dhe sot duket se ka fituar në përpjekjen e parë të SHBA-së për ta “shtrydhur”. Nëse qëndrimi i Rusisë mbetet ashtu siç është, duke kërkuar atë që kërkon Trump, "Paqe menjëherë", atëherë duhet të konsiderohet më e mundshme që Zelensky të jetë nën presion sesa Putin.

"Topi" që sekretari amerikan Marco Rubio tha se ishte në anën ruse u prit më shumë me kënaqësi sesa me shqetësim dhe nuk duket se ka ndonjë mënyrë konvencionale apo diplomatike që Moska të tërhiqet qoftë edhe një milimetër - të paktën jo pa diçka në këmbim.

Por Putin e ka bërë të qartë se rruga drejt një armëpushimi është e mbushur me kushte që do të ishte pothuajse e pamundur të përmbusheshin./ZËRI

Poll

MOS HUMB