SHBA-Ushtria amerikane thotë se nisi një raund tjetër sulmesh kundër Iranit. BBC shkruan se dita e 10-të radhazi e sulmeve, vijnë pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump u zotua të ndëshkojë Iranin për vdekjen e ushtarëve amerikanë.
Në përgjigje të valës së fundit, Irani tha se goditi dy anije cisterna nafte në kanalin ujor, si dhe asetet ushtarake amerikane në Bahrein dhe Kuvajt. Presidenti Masoud Pezeshkian tha se Irani tani po luftonte një "luftë në shkallë të plotë" me SHBA-në.
Lideri Suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, e cilësoi deklaratën e Presidentit Donald Trump si “plotësisht të pavlefshëm”, ndërsa paralajmëroi se SHBA-të do të përballen me “mësime të paharrueshme” nëse vazhdon sulmet ndaj Iranit.
Në të njëjtën kohë, Teherani tha se mesazhet diplomatike po shkëmbeheshin ende nga të dyja palët përmes ndërmjetësve, pavarësisht prishjes së armëpushimit. Ndërsa sulmet vazhduan gjatë fundjavës, Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, tha se SHBA-të "mbeten gjithmonë të hapura për një zgjidhje diplomatike".
Ai tha gjithashtu se “bota duhet të vendosë nëse do të lejojë apo jo që një rrugë ujore ndërkombëtare të jetë nën kontrollin” e Iranit, duke thënë se Teherani po e përdorte rrugën vendimtare të transportit detar si levë ndikimi.
Viktimat e fundit e çuan numrin e ushtarëve amerikanë të vrarë që nga fillimi i luftës më 28 shkurt në të paktën 17. Vlerësohet se janë vrarë më shumë se 1,700 civilë iranianë.