Bota

Betimi i Donald Trump, vjen reagimi i parë nga Vladimir Putin

Në një mesazh publik, presidenti rus tha se është i hapur për dialog me administratën e re amerikane për Ukrainën dhe armët bërthamore.

k.m.
Betimi i Donald Trump, vjen reagimi i parë nga Vladimir Putin
Melania dhe Donald Trump

SHBA- Ende nuk është betuar si president, por presidenti rus Vladimir Putin i ka dërguar urimet e tij Donald Trump. Në një mesazh publik, presidenti rus tha se është i hapur për dialog me administratën e re amerikane për Ukrainën dhe armët bërthamore. Mesa duket lëvizjen në Shtëpinë e Bardhë po e pret me shumë interes edhe Moska.

"Dialogu do të ndërtohet mbi baza të barabarta dhe të respektuara reciprokisht, duke marrë parasysh rolin e rëndësishëm që vendet tona luajnë në një sërë çështjesh kyçe në axhendën botërore, duke përfshirë forcimin e stabilitetit strategjik dhe sigurisë,"-shtoi Putin.

Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Qindra mijëra njerëz janë vrarë dhe plagosur në këtë konflikt, por Trump gjatë fushatës tha se ai është i vetmi person që mund të ndalë luftën. Madje është zotuar se këtë do ta arrijë brenda 100 ditëve të para të qeverisjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB