
MADRID- Spanja, Francë dhe Portugalia janë në "blackout" total. Të tre këto shtete kanë mësuar një shkëputje masive të energjisë elektrike. Në një deklaratë për X, operatori spanjoll i sistemit të transmetimit "Red Eléctrica", i cili menaxhon fluksin e energjisë elektrike në nivel kombëtar, tha se protokollet ishin aktivizuar për të rikthyer furnizimin me energji elektrike.
“Shkaqet janë duke u analizuar”, tha operatori.
Sipas Expresso, operatori portugez E-Redes tha se ndërprerja ishte për shkak të një "problemi në rrjetin evropian të energjisë", por për momentin shkaku i ndërprerjes mbetet i paqartë. Një zjarr në jug-perëndim të Francës, në malin Alaric, i cili ka dëmtuar një linjë të tensionit të lartë midis Perpignan dhe Narbonne, mund të jetë një nga faktorët që ka kontribuar në këtë ndërprerje.
Kompania hekurudhore spanjolle "Renfe" njoftoi se në orën 12:30 ndodhi një ndërprerje në të gjithë vendin, duke sjellë në ndalesë të gjithë trenat. E po asht, edhe operatori spanjoll i linjës ajrore Aena njoftoi se probleme ka edhe në aeroportet spanjolle. Pasagjerë të shumtë kanë mbetur të bllokuar në metro në Madrid dhe Lisbonë, ndërsa trenat kanë ngelur të bllokuar në tunelet midis stacioneve. Po ashtu, spitalet, përfshirë spitalin La Paz në Madrid, janë prekur nga ndërprerja.
Në të njëjtën kohë, qeveria spanjolle ka mbajtur një mbledhje urgjente në Moncloa për të monitoruar situatën, ndërkohë që autoritetet janë angazhuar për të pasur përditësime të shpejta mbi zhvillimet. Qytetarët e Andorrës dhe disa pjesë të Francës që ndodhen pranë kufirit me Spanjën gjithashtu kanë raportuar për ndërprerje të energjisë elektrike, ndërkohë që problematika është shtrirë deri në Belgjikë./ZËRI