SHBA- Kryeministri britanik, Keir Starmer, deklaroi se Mbretëria e Bashkuar do të njohë shtetin e Palestinës, ka ardhur edhe reagimi i parë i Donald Trump. Presidenti amerikan thotë se nuk e ka diskutuar kurrë planin e Mbretërisë së Bashkuar për njohjes e Palestinës, duke shtuar SHBA-të "nuk janë në atë kamp".
Trump duke u kthyer në Uashington pas vizitës në Skoci gjatë fundjavës, tha se deklarata e Starmer ishte e ngjashme me atë të Emmanuel Macron të Francës.
"Ai në thelb po thotë të njëjtën gjë [si Macron] dhe kjo është në rregull. Nuk do të thotë që unë duhet të pajtohem."-tha Trump.
Ndëkrohë, edhe Izrali është përgjigjur së fundmi deklaratës zyrtare të Starmer. Me një postim në rrjete sociale, Ministria e Jashtme e Izraelit e cilësoi deklaratën e Starmer si një shpërblim për Hamasin. Ndër të tjera, në reagim shkruhej:
“Izraeli e hedh poshtë deklaratën e Kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar. Ndryshimi në qëndrimin e qeverisë britanike në këtë kohë, pas veprimit të Francës dhe presioneve të brendshme politike, përbën një shpërblim për Hamasin dhe dëmton përpjekjet për të arritur një armëpushim në Gaza dhe një kornizë për lirimin e pengjeve."
Deklarata e kryeminstrit britanik, vjen pas asaj që bëri presidenti francez, Emmanuel Macron, i cili po ashtu deklaroi planin e Francës për njohjen e shtetit të Palestinës. Keir Stramer tha të martën se Mbretëria e Bashkuar do të njohë shtetin palestinez në shtator./ZËRI
