Bota

Deklarata e Trump, Rusia: SHBA duhet të heqë dorë nga ultimatumet!

Gjatë një bisede me homologun e tij iranian, Abbas Araghchi, Lavrov tha se “SHBA-të duhet të braktisnin gjuhën e ultimatumeve për të lehtësuar negociatat”.

I.F
Deklarata e Trump, Rusia: SHBA duhet të heqë dorë nga
Sergei Lavrov

MOSKË- Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duhet të heqin dorë nga ultimatumet. Gjatë një bisede me homologun e tij iranian, Abbas Araghchi, Lavrov tha se “SHBA-të duhet të braktisnin gjuhën e ultimatumeve për të lehtësuar negociatat”.

“Pala ruse shprehu shpresën se përpjekjet e bëra nga një numër vendesh për të ulur tensionet do të japin fryte, të cilat do të lehtësoheshin nga braktisja e ultimatumeve nga SHBA-të dhe kthimi në diplomaci”, tha Lavrov, sipas një deklarate nga Ministria e Jashtme ruse.

Të dy ministrat bënë thirrje gjithashtu për t'i dhënë fund "sulmeve të paligjshme" kundër infrastrukturës civile, siç është termocentrali bërthamor i Bushehrit, ku punonin dhjetëra rusë./ZËRI

Poll

MOS HUMB