Bota

“Satani i Madh”/ SHBA i arrestoi..Jeta luksoze e mbesës së gjeneralit të vrarë iranian, avionë privatë e makina të shtrenjta

Afshar, 47 vjeç, akuzohet për promovimin e propagandës pro-Teheranit dhe lëvdimin e sulmeve ndaj objektivave ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme, ndërsa jetonte në Shtetet e Bashkuara.

I.F
“Satani i Madh”/ SHBA i arrestoi..Jeta luksoze e mbesës së
Sadat Hosseini

LOS ANGELES- Autoritetet amerikane arrestuan dje Hamideh Soleimani Afshar, mbesën e gjeneralit të vrarë iranian Qassem Soleimani në vitin 2020, dhe vajzën e saj, Sarina Sadat Hosseini, duke revokuar lejet e tyre të përhershme të qëndrimit në SHBA për shkak të lidhjeve të tyre të dyshuara me regjimin iranian. Afshar, 47 vjeç, akuzohet për promovimin e propagandës pro-Teheranit dhe lëvdimin e sulmeve ndaj objektivave ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme, ndërsa jetonte në Shtetet e Bashkuara.

Një letër e Departamentit të Shtetit që konfirmon arrestimet thotë se “gjatë kohës së saj në Shtetet e Bashkuara, ajo promovoi propagandën e regjimit iranian, lavdëroi sulmet ndaj ushtarëve amerikanë dhe instalimeve ushtarake në Lindjen e Mesme, vlerësoi Udhëheqësin e ri Suprem të Iranit, denoncoi Shtetet e Bashkuara si “Satani i Madh” dhe shprehu mbështetje të palëkundur për Gardën Revolucionare, të cilat janë përcaktuar si organizatë terroriste”.

Afshar u zhvendos në Shtetet e Bashkuara në vitin 2015 me një vizë turistike, iu dha azil në vitin 2019 dhe mori leje qëndrimi të përhershme në vitin 2021 nën administratën e Joe Biden. Sipas Departamentit të Sigurisë Kombëtare, ajo bëri të paktën katër udhëtime në Iran pasi mori “kartën e gjelbër”.

“Satani i Madh”/ SHBA i arrestoi..Jeta luksoze e mbesës së
Hamideh Soleimani Afshar

Vajza e saj, 25 vjeç, hyri gjithashtu në SHBA në vitin 2015 me një vizë studentore dhe mori leje qëndrimi të përhershme në vitin 2023. Autoritetet amerikane i konsideruan të dyja si shqetësim për sigurinë kombëtare për shkak të lidhjeve të tyre me udhëheqjen iraniane.

Në të njëjtën kohë, Departamenti i Shtetit iu referua stilit luksoz të jetesës së Afsarit në Los Angeles, të cilin ajo dyshohet se e promovonte sistematikisht në mediat sociale, përpara se llogaritë përkatëse të fshiheshin. Fotot që ishin publikuar në internet e tregonin atë duke shfaqur makina të shtrenjta, rroba firmato dhe bizhuteri, si dhe pamje nga udhëtimet.

“Satani i Madh”/ SHBA i arrestoi..Jeta luksoze e mbesës së
Sadat Hosseini
“Satani i Madh”/ SHBA i arrestoi..Jeta luksoze e mbesës së
Sadat Hosseini
“Satani i Madh”/ SHBA i arrestoi..Jeta luksoze e mbesës së
Sadat Hosseini

Sipas dëshmive nga fqinjët, Afsar jetonte në një rezidencë në zonën Tuhunga, rreth 30 kilometra në veri të qendrës së Los Angelesit. Vajza e saj dyshohet se u arrestua nga agjentët e imigracionit (ICE).

Megjithatë, vlen të përmendet se, sipas agjencisë iraniane të lajmeve Fars, vajza e Qassem Soleimani deklaroi: "Pretendimi i shtetit amerikan është i rremë, individët e arrestuar në SHBA nuk kanë lidhje me familjen e Qassem"./ZËRI

Poll

MOS HUMB