Bota

Dekreti i ri i Melonit: Emigrantët ilegalë do të qëndrojnë në Gjadër për 18 muaj

Pavarësisht sfidave të drejtësisë italiane dhe në pritje të vendimit të Gjykatës Evropiane të drejtësisë, këshilli i ministrave e miratoi sot dekretin.

I.F
Dekreti i ri i Melonit: Emigrantët ilegalë do të
Kampi i Gjadrit

ROMË- Qeveria italiane miratoi këtë të premte një dekret që e lejon vendin të transferojë emigrantët ilegal në qendrat pritëse në Shqipëri, në Gjadër. Pavarësisht sfidave të drejtësisë italiane dhe në pritje të vendimit të Gjykatës Evropiane të drejtësisë, Këshilli i Ministrave e miratoi sot dekretin.

Sipas dekretit që u miratua sot, emigrantët që ndodhen në qendrat e ndalimit në Itali, që iu është refuzuar kërkesa për azil, do të transferohën në qendrat pritëse në Shqipëri, ku do të qëndrojnë deri në 18 muaj. Në Shqipëri, do të presin vendimin e Italisë nëse ata do të pajisen me leje qëndruese, apo do të rikthehen sërish në vendin e tyre të origjinës.

Kjo skemë e re, ka ngritur më shumë shqetësime mbi koston, pasi çdo emigrant do të duhet të shoqërohet nga dy oficerë policie gjatë transferimeve mes dy vendeve.

Sipas ministrit të Brendshëm, Matteo Piantedosi, bëhet fjalë vetëm për “riaktivizimin e një funksioni ekzistues të qendrës, atë të qendrës së kthimit”. Ai shtoi se, brenda pak javësh apo muajsh, pritet një vendim nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë, që qeveria italiane beson se do të jetë në jetë në përputhje me qëndrimin e saj.

Qevria italiane shprehet se nuk po ndryshon qëllimin e qendrave në Shqipëri, por do të përdoren edhe për ato të ndaluar që janë në pritje të dëbimit. Fillimisht, qendra e Gjadrit ishte planifikuar që të qëndronin deri në 28 ditë azilkërkuesit të shpëtuar në det nga anijet ushtarake italiane, të ardhur nga vendet e konsideruara të sigurta, për t’iu nënshtruar procedurave të përshpejtuara të kufirit. Tani, emigrantët e ndaluar në Gjader mund të qëndrojnë aty deri në 18 muaj, derisa vendet e tyre të origjinës të pranojnë kthimin e tyre./ZËRI

Poll

MOS HUMB