Bota

Dhunohet kryetari i degës së Vetëvendosjes në Skënderaj, VV-ja publikon FOTON e Hysni Mehanit të përgjakur

Kryetari i Degës së Vetëvendosjes në Skenderaj, Hysni Mehani, ka deklaruar se është sulmuar fizikisht nga kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku.

zh.ll
Dhunohet kryetari i degës së Vetëvendosjes në
Hysni Mehani

KOSOVË- Një incident i dhunshëm mes përfaqësuesve politikë lokalë në Kosovë është raportuar mesditën e sotme.

Kryetari i Degës së Vetëvendosjes në Skenderaj, Hysni Mehani, ka deklaruar se është sulmuar fizikisht nga kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku.

Sipas një njoftimi të publikuar në Facebook nga i afërmi i tij, Bahri Zabeli, Mehani ka pretenduar se është sulmuar nga kryetari i Komunës së Skenderajt nga PDK, Sami Lushtaku, së bashku me shoqëruesit e tij. Në postim thuhet se gjatë incidentit Mehanit i është marrë edhe telefoni personal.

“Të dashur miq jam sulmuar nga Sami Lushtaku dhe banda e tij. Telefonin personal ma kanë marrë. Lus policinë të mbroj familjen time dhe ftoj familjarët për përmbajtje”, thuhet në reagim.

Gjithashtu, edhe Vetëvendosje ka bërë një reagim publik, ku ka publikua edhe foton e Mehanit, ku duket i përgjakur.

Sipas LVV-së, incidenti ka ndodhur në kafeterinë “Solo”, ndërsa Mehani ishte duke pirë kafe me deputeten Arjeta Fejza dhe aktivistë të tjerë të partisë. Aktualisht, siç bëhet me dije në reagimin publik, Mehani aktualisht është duke marrë trajtim mjekësor.

Dhunohet kryetari i degës së Vetëvendosjes në
Hysni Mehani

Reagimi i plotë:

Sot, në kafeterinë “Solo” në qendër të Skenderajt, është sulmuar brutalisht nga Kryetari i Komunës së Skënderajt Sami Lushtaku dhe truprojat e tij, zëvendësministri i Ministrisë së Financave, kandidati për deputet dhe Kryetari i Qendrës së LVV-së në Skënderaj, Hysni Mehani. Ky sulm fizik ndodhi në kohën kur z. Mehani ishte duke pirë kafe me deputeten Arjeta Fejza dhe aktivistë të LVV-së.

Fillimisht, Hysni Mehani është goditur me grusht, ndërsa më pas edhe me gotë në kokë. Pas përpjekjes së Sekretari të Qendrës, Bahri Zabeli për të parandaluar përshkallëzimin është sulmuar dhunshëm nga shoqëruesit e Sami Lushtakut edhe ai duke pësuar goditje të rënda. Hysni Mehani aktualisht është duke marrë trajtim mjekësor. 

Ky sulm fizik bandistesk tregon qartë për se këta njerëz nuk e kanë vendin në udhëheqje të institucione publike qendrore e lokale. Kërkojmë nga organet kompetente të trajtojnë rastin me urgjencë dhe ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore ndaj përgjegjësve. Po ashtu, kërkojmë nga Partia Demokratike e Kosovës dënimin e këtij akti. 

Lëvizja VETËVENDOSJE! dënon ashpër këtë sulm fizik, por njëkohësisht u tregon gjithë këtyre se nuk mund ta trembin as ta frikësojnë asnjë aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! e qytetar të Republikës.

Poll

MOS HUMB