Bota

Dikur jepnin 10 mln dollarë për ‘kokën’ e tij, amerikanët takohen me liderin rebel të Sirisë

Uashingtoni ende e cilëson atë si një grup terrorist.

F.I
Dikur jepnin 10 mln dollarë për ‘kokën’ e tij,
Abu Mohammad al-Jolani

SHBA- Shtetet e Bashkuara kanë hequr shpërblimin prej 10 milionë dollarësh për liderin rebel të kërkuar të Sirisë pas një takimi të delegacionit të nivelit të lartë amerikan me ish-xhihadistin. Delegacioni amerikan mbërriti në kryeqytetin Damask, pasi HTS përmbysi regjimin e Bashar al-Assad më pak se dy javë më parë. Uashingtoni ende e cilëson atë si një grup terrorist.

CNN shkruan se takimi me Ahmad al-Sharaa, i quajtur më parë Abu Mohammad al-Jolani, nënvizon urgjencën e përpjekjeve të SHBA-së për t’u angazhuar me qeverinë e përkohshme të Sirisë, për të siguruar që vendi të mos shohë një ringjallje nga grupe si ISIS-i.

Komuniteti ndërkombëtar ka nxituar gjithashtu për të miratuar një sërë parimesh që synojnë të udhëheqin tranzicionin në një qeveri të re siriane, që ajo të jetë gjithëpërfshirëse dhe të respektojë të drejtat e njeriut, gjë që do të shënonte një largim të mprehtë nga sundimi brutal i Asadit.

“Ne duam t’ia bëjmë të qartë HTS-së dhe të gjitha autoriteteve në zhvillim se njohja që ata kërkojnë, mbështetja që ata kërkojnë dhe kanë nevojë nga komuniteti ndërkombëtar, ka disa pritshmëri që vijnë së bashku me këtë,” tha Sekretari i Shtetit, Antony Blinken.

Vizita është paraqitja e parë zyrtare diplomatike amerikane në Damask në më shumë se një dekadë. Është një shenjë e mëtejshme e ndryshimeve dramatike që po ndodhin në Siri që nga rrëzimi i Asadit, dhe shpejtësia e përpjekjeve të SHBA-së dhe Evropës, të mbështetura gjithashtu në vendet arabe, për të provuar të ndikojnë në qeverisjen e saj në zhvillim.

Për gjysmë shekulli, familja Assad sundoi mbi Sirinë me një dorë të hekurt, me raporte të dokumentuara gjatë për torturat masive të burgosjeve, vrasjet jashtëgjyqësore dhe mizoritë kundër popullit të tyre. Të dielën, pas 13 vitesh lufte civile që copëtoi vendin, regjimi u rrëzua. Luftëtarët rebelë e shpallën Damakun "të çliruar" në një deklaratë video në televizionin shtetëror, duke e dërguar presidentin sirian Bashar al-Assad të arratisej në Rusi./ZËRI

Poll

MOS HUMB