Bota

E paimagjinueshmja: Si do të dukej një luftë bërthamore në Evropë

Shtetet e Bashkuara kanë një rrjet satelitësh, të aftë për të vërejtur menjëherë tymin e lëshimit të një rakete, por ai sistem me gjasë do të ishte i padobishëm për vendet që ndodhen afër Rusisë.

k.m.

E paimagjinueshmja: Si do të dukej një luftë bërthamore

Në Luginën e Ahrit, afër Bonit, në Gjermani, drejtoresha e një vendstrehimi kundër bombave bërthamore, i cili tani funksionon si muze, raportoi për një shtim të vizitorëve së voni.

Interesimi është rritur, veçanërisht nga të rinjtë, për shkak të luftës në Ukrainë”, tha Heike Hollunder në një prononcim për REL-in.

A mund të përdoret bunkeri sërish? A ka bunker bërthamor për Qeverinë në Berlin? Këto janë pyetjet kryesore që bëhen”.

Por, këto masa drastike sigurie janë ndoshta të kota. Podvid thotë se një sulm bërthamor rus do të linte shumë pak kohë për të ikur drejt një vendstrehimi të fortë. Nga lëshimi deri te goditja e një objektivi në Evropën Qendrore, sipas llogaritjeve të Podvigut, “do të kalonin rreth 10 minuta”.

Shtetet e Bashkuara kanë një rrjet satelitësh, të aftë për të vërejtur menjëherë tymin e lëshimit të një rakete, por ai sistem me gjasë do të ishte i padobishëm për vendet që ndodhen afër Rusisë.

Shtetet e Bashkuara i kanë të gjitha llojet e sistemeve paralajmëruese – satelitët e gjëra të tilla. Por, unë dyshoj se ky informacion mund të ndahet aq shpejt apo fare me aleatët e SHBA-së në shtetet evropiane”, ka thënë Podvig.

Llogaritjet e brendshme të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) raportohet se parashikojnë që në rast të një sulmi të plotë nga Rusia, blloku ushtarak ka “më pak se 5 për qind” të mbrojtjeve të nevojshme ajrore.

Rusia besohet se ka rreth 1.700 koka bërthamore brenda më shumë se 500 raketave që mund të lëshohen brenda minutave nga bazat, lëshuesit mobilë, nëndetëset dhe aeroplanët luftarakë. Shtetet e Bashkuara me gjasë do të ishin objektivi kryesor, por shumë prej këtyre raketave dihet se janë të menduara për përdorim kundër Evropës.

Por, nëse breshëritë e raketave janë pothuajse të pandalshme, çfarë duhet të bëjnë civilët në rast të një sulmi bërthamor?

Disa kryeqytete evropiane kanë vendstrehime bërthamore të kohës së Luftës së Ftohtë, të cilat po rinovohen heshtazi. Kievi së fundi rihapi një bunker bërthamor dhe e bëri sërish të përdorshëm./REL

Poll

MOS HUMB