Bota

E rëndë në Beograd/ Sulm me armë në një lokal, vritet 1 grua dhe plagosen 4 persona të tjerë (VIDEO)

Sipas dëshmitarëve okularë, një person i panjohur doli nga një furgon i bardhë, iu afrua lokalit nga mbrapa, hyri në kafene dhe filloi të qëllonte.

zh.ll
E rëndë në Beograd/ Sulm me armë në një lokal,
Pamje nga vendngjarja

BEOGRAD- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së martës në lagjen Višnjička Banja, në Beograd, ku si pasojë e një sulmi me armë zjarri drejt një lokali ka mbetur e vrarë një grua 51-vjeçare dhe janë plagosur 4 persona të tjerë. 

Siç raportojnë mediat serbe, dyshohet se të shtënat kanë ndodhur rreth orës 14:00. Ndërkohë, sipas dëshmitarëve okularë, një person i panjohur doli nga një furgon i bardhë, iu afrua lokalit nga mbrapa, hyri në kafene dhe filloi të qëllonte. Dyshohet se u dëgjuan katër ose pesë të shtëna. 

Gruaja që u vra dyshohet se ishte ulur në tavolinën e parë ose të dytë pranë derës në kafene. Sulmuesi u arratis me një furgon të bardhë , por ende nuk dihet nëse ka pasur ndonjë bashkëpunëtor që e drejtonte apo ka vepruar vetëm./ZËRI

Poll

MOS HUMB