Bota

"Princesha do të donte..."/ Edhe Behgjet Pacolli nuk i 'shpëton' dosjes 'Epstein', biznesmeni: S'jam takuar asnjëherë

Pacolli ka mohuar të ketë dëgjuar për Jeffrey Epstein.

F.I
"Princesha do të donte..."/ Edhe Behgjet Pacolli nuk i
Behgjet Pacolli dhe Jeffrey Epstein

KOSOVË-Publikimi i 3 milionë dokumenteve të reja nga dosja e Jeffrey Epstein ka nxjerrë në pah edhe komunikime ku përmenden emra të lidhur me vendet e Ballkanit, përfshirë edhe Kosovën. Në një prej email-eve të publikuara, të datës 19 shtator 2012, përmendet edhe emri i ish-presidentit dhe biznesmenit, Behgjet Pacolli.

Email-i në fjalë përmban titullin “Kush është Behgjet Pacolli?” dhe i drejtohet Jeffrey Epstein.

Në tekst, dërguesi, i identifikuar si Daniel Siad- shkruan se “princesha dëshiron që ti ta shohësh këtë video”, duke bashkëngjitur një link nga YouTube, i cili aktualisht nuk është më funksional. 

“Mund t’ia dërgosh këtë Jeffreyt”, -thotë konsulli i Republikës së Kosovës në Tajlandë, e asaj kohe, Mom Luang Rajadasari Jayankura.

"Princesha do të donte..."/ Edhe Behgjet Pacolli nuk i
DOKUMENTI

Lidhur me këtë dokumenti Behgjet Pacolli ka mohuar për Koha.net të ketë dëgjuar për të.

“Asnjëherë nuk jam takuar, as nuk kam komunikuar, as nuk kam qenë asnjëherë në pronat e tij. Unë vetëm tani (kur përflitet për të, dëgjoj për ekzistencën e tij”, ka thënë Pacolli.

Poll

MOS HUMB