
ATHINË- Fredi Beleri, i cili është përzgjedhur si eurodeputet nga Greqia, po përballet me kritika të shumta, pasi votoi për “të preferuarin” e Elon Musk dhe të djathtës ekstreme, Fidias Panayiotou. E gjitha nisi kur eurodeputeti i partisë së kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis, “Demokracia e Re”, propozoi youtuberin qipriot për postin e nënkryetarit të Komitetit Special "Mburoja për Demokracinë Evropiane" në Parlamentin Evropian. Fidias Panayiotou përfundimisht nuk u zgjodh pasi humbi me rezultatin "33-21" nga një kandidat socialist. Megjithatë, kjo lëvizje e Belerit nxiti reagimin e eurodeputetit të SYRIZA-s, Kostas Arvanitis, i cili foli për aleancë mes ND-së me të djathtën ekstreme dhe Elon Musk.
Kujtohet se për këtë pozicion specifik, ndërhyri edhe pronari miliarder i X-it, Elon Musk duke kërkuar që të votohet Phidias pasi sipas tij ishte: I zgjuar, i palëkundur dhe kujdeset sinqerisht për njerëzit!
Vote for Fidias. He is smart, super high energy and genuinely cares about you! https://t.co/2JeatKXW0u
— Elon Musk (@elonmusk) February 1, 2025
Në fakt, sipas informacioneve, Beleri nuk e kishte njoftuar kryetaren e eurodeputetëve të ND-së, Eliza Vozeberg për propozimin e tij; nga ana tjetër Beleri e justifikoi veprimin e tij duke thënë se ishte "zgjedhje personale" që bazohej vetëm në "origjinën greke" të Phidias Panayiotou.
“Në mbledhjen e sotme të Komitetit Special të sapoformuar të Parlamentit Evropian “Mburoja për Demokracinë Evropiane”, u ngrit çështja e plotësimit të postit të zëvendëspresidentit. Nuk kishte asnjë kandidat nga Partia Popullore Evropiane. Zgjodha të mbështes deputetin e pavarur qipriot, Phidias Panayiotou, bazuar vetëm në origjinën e tij greke dhe asgjë më shumë. Komplekset e z. Arvaniti as më prekin dhe as më shqetësojnë,”-sqaroi Beleri në rrjetet e tij sociale.
Στη σημερινή συνεδρίαση της νεοσύστατης Ειδικής Επιτροπής του Ευρωπαϊκού Κοινοβουλίου «Ασπίδα για την Ευρωπαϊκή Δημοκρατία» ετέθη θέμα πληρώσεως της θέσεως του Aντιπροέδρου. Δεν υπήρχε υποψήφιος από το Ευρωπαϊκό Λαϊκό Κόμμα. Επέλεξα να υποστηρίξω τον ανεξάρτητο Κύπριο… pic.twitter.com/qN0L0vEBZl
— fredisbeleris (@fredisbeleris) February 3, 2025
Si kundërpërgjigje, eurodeputeti i SYRIZA, Kostas Arvanitis akuzoi Demokracinë e Re për partneritet me të djathtën ekstreme në favor të Elon Musk në Parlamentin Evropian.
Θέλω να επιβεβαιώσω τα όσα λέει η επικεφαλής της Ευρωομάδας μας. Ήταν μια προσωπική επιλογή. https://t.co/Sq0ZBQ5frN
— fredisbeleris (@fredisbeleris) February 4, 2025
Lidhur me diskutimet ndërhyri edhe eurodeputetja dhe njëherazi kryetarja e Komitetit të Transportit dhe Turizmit, Eliza Vozeberg, e cila u shpreh se emri i Panayiotou ishte zgjedhje personale e Belerit dhe nuk kishte lidhje me linjën politike të partisë "Neodemokracia". Në shenjë "pendese", Beleri shpërndau deklaratën e Vosberg dhe shkroi: Dua të konfirmoj atë që thotë kryetarja e grupit tonë. Ishte zgjedhje personale.
MEGA!!
— Elon Musk (@elonmusk) February 1, 2025
Make Europe Great Again https://t.co/fiIHHhvHNV
Vetë Fidias Panayiotou tha se kishte garuar për ta bërë edhe Europën e Madhërishme. E gjitha erdhi pasi vetë Musk u bëri thirrje evropianëve që t'i bashkohen lëvizjes "Make Europe Great Again" - MEGA, duke parafrazuar sloganin e Donald Trump./ZËRI