Bota

Franca do njohë Palestinën, Netanyahu: Shpërblen terrorizmin! SHBA: Vendim i pamatur!

Edhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dënoi vendimin francez

F.I
Franca do njohë Palestinën, Netanyahu: Shpërblen terrorizmin!
Emmanuel Macron

FRANCË-Shtetet e Bashkuara kanë kundërshtuar planin e presidentit francez Emmanuel Macron për të njohur një shtet palestinez. Macron mendon se është koha për të vepruar. Udhëheqësit nga Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania do të flasin të premten për të kërkuar veprime urgjente mbi nivelet e reja të krizës humanitare në Gaza.

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, u shpreh se vendimi është i pamatur dhe i shërben vetëm propagandës së Hamasit.

"Shtetet e Bashkuara e kundërshtojnë me forcë planin e Emmanuel Macron për të njohur një shtet palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Ky vendim i pamatur i shërben vetëm propagandës së Hamasit dhe pengon paqen. Është një shuplakë në fytyrë për viktimat e 7 tetorit”, shkroi Rubio.

Edhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dënoi menjëherë vendimin francez, i cili, shkroi në një deklaratë, se "shpërblen terrorin".

Hamasi përshëndeti angazhimin e Francës për të njohur shtetin e Palestinës si një hap pozitiv, duke u kërkuar vendeve të tjera të bëjnë të njëjtën gjë pavarësisht kritikave izraelite.

"Ne besojmë se ky është një hap pozitiv që shkon në drejtimin e duhur për t'i sjellë drejtësi popullit tonë të shtypur palestinez dhe për të mbështetur të drejtën e tyre legjitime për vetëvendosje", tha Hamasi në një deklaratë pas njoftimit të Presidentit francez Emmanuel Macron.

Njoftimi e bën Francën vendin më të madh dhe më të fuqishëm evropian që njeh Palestinën. Aktualisht, 140 vende njohin një shtet palestinez, më shumë se një duzinë prej tyre evropiane. Vendimi i Macronit është i guximshëm – pas një numri të vogël aleatësh evropianë: Irlandës, Norvegjisë dhe Spanjës – por duke hapur rrugën që fuqitë e mëdha ndërkombëtare të ndjekin shembullin. Sytë tani ka të ngjarë të kthehen nga Mbretëria e Bashkuar, ndoshta edhe nga Gjermania./ZËRI

Poll

MOS HUMB