
PRISHTINË- Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk arritur as për të 50-ën herë ta konstituojnë Kuvendin e Kosovës, teksa Gjykata Kushtetuse ka caktuar masë të parakohshme ku ndalon çdo veprim të deputetëve për afatin 30 ditor. Sipas njoftimin të Kushtetueses, masa hyn në fuqi më 27 korrik dhe do të zgjasë deri më 8 korrik.
Kështu Gjykata Kushtetuese vendosi që:
TË CAKTOJË masën e përkohshme përmes të cilës ndalohet çdo vendim dhe veprim i deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës lidhur me Seancën Konstituive pas përfundimit të afatit 30 (tridhjetë) ditor, sikurse është përcaktuar me paragrafin 2 të pikës II të dispozitivit të Aktgjykimit KO124/25;
TË URDHËROJË që masa e përkohshme hyn në fuqi më 27 korrik 2025, në kohëzgjatje deri më 8 gusht 2025;
III. T’UA KUMTOJË këtë Vendim palëve;
TË PUBLIKOJË këtë Vendim në Gazetën Zyrtare, në pajtim me nenin 20.4 të Ligjit;
Ky Vendim hyn në fuqi më 27 korrik 2025.
Situata në Kuvend nuk ka ndryshuar as pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila detyron deputetët të konstituojnë brenda 30 ditëve nga dita e parë e mbledhjes, pra deri më 26 korrik./ZËRI