Bota

Gjykata Specialja arreston sërish ish-komandantin e UÇK-së, Isni Kilaj

Ende nuk ka detaje rreth arrestimit të tij. 

F.I
Gjykata Specialja arreston sërish ish-komandantin e UÇK-së,
Isni Kilaj

KOSOVË- Ish-Komandanti i UÇK-së dhe ish-Kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, është arrestuar sërish nga Gjykata Speciale. Ende nuk ka detaje rreth arrestimit të tij. Lajmi për arrestimine tij e ka konfirmuar djali i tij.

“Sot rreth orës 07:00 të mëngjesit është arrestuar babi. Nuk kemi informacione se pse ka ndodhë arrestimi prapë”, ka konfirmuar djali i tij Blendi Kilaj për Gazetaexpress.

Kujtojmë se Kilaj u arrestua edhe në nëntor të vitit të kaluar (2023), nën dyshimet për veprat penale që kanë të bëjnë me pengimin e drejtësisë. Ai u lirua me kusht në mars të këtij viti. Lirimi i tij me kusht është mundësuar pas dhënies së shumës prej 30.000 eurosh./ZËRI

Poll

MOS HUMB