
ARGJENTINË- Gjyqi për rrethanat e vdekjes së Diego Maradonës është anuluar vetëm pak muaj pasi filloi. Sipas mediave argjentinase, ky zhvillim erdhi pas zbulimit se një nga gjyqtarët mori pjesë - pa dijeninë e të gjithëve - në përgatitjen e një dokumentari rreth çështjes, gjë që çoi në skualifikimin e saj.
Gjykata, e cila ndodhej në San Isidro, në veri të Buenos Airesit, e shtyu vendimin për çështjen e procedurave. Megjithatë, shumë burime të ndryshme tani konfirmojnë se i gjithë gjyqi konsiderohet i pavlefshëm dhe pritet të përsëritet nga fillimi. Rasti përfshin tetë profesionistë mjekësorë dhe të kujdesit shëndetësor të akuzuar për vrasje të paqëllimshme të legjendës së futbollit botëror në vitin 2020, në moshën 60-vjeçare.
Maradona vdiq në vitin 2020 pasi pësoi një atak në zemër në shtëpinë e tij, dy javë pasi doli nga spitali ku kreu një operacion pas një gjakderdhjeje në tru. 60-vjeçari u nderua si një nga futbollistët më të mëdhenj të shekullit të 20-të. Legjenda e Argjentinës u varros në varrezat Jardin Bella Vista në kryeqytetin e Argjentinës./ZËRI