Bota

Grabitet 'Muzeu i Luvrit'! Hajdutët prenë hekurat e dritares dhe vodhën bizhuteritë e Napoleon Bonapartit

Muzeu, i cili strehon vepra arti me famë botërore, përfshirë Mona Lisën e Leonardo da Vinçit, do të mbetet i mbyllur

F.I
Grabitet 'Muzeu i Luvrit'! Hajdutët prenë hekurat e dritares
Muzeu i Luvrit

PARIS-Grabitet 'Muzeu i Luvrit' në Paris! Muezu më i vizituar në botë në Paris të Francës, është mbyllur pas vjedhjes. Muzeu, i cili strehon vepra arti me famë botërore, përfshirë Mona Lisën e Leonardo da Vinçit, tha se do të mbetet i mbyllur për “arsye të jashtëzakonshme”. Mediat franceze raportojnë se tre burra të maskuar hynë me forcë në muze dhe përdorën një ashensor mallrash për të hyrë në Galerinë Apollo.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Hajdutët prenë hekurat e dritares dhe vodhën bizhuteritë e Napoleon Bonapartit. Ata kanë vjedhur nëntë objekte nga koleksioni i bizhuterive të Napoleonit dhe Perandoreshës, përfshirë një gjerdan, një karficë dhe një kurorë. Burime brenda muzeut konfirmojnë se diamanti legjendar “Régent”, më i madhi i koleksionit me peshë mbi 140 karatë, nuk është prekur nga grabitja.

Poll

MOS HUMB