
MEKSIKË- Zbulohet infektimi i parë i një njeriu nga grupi i shpendëve në Meksikë. Bëhet fjalë për një vajzë 3-vjeçare, e cila aktualisht ndodhet e shtruar në spital dhe gjendja e saj shëndetësore raportohet të jetë e rëndë. E mitura u zbulua se ishte infektuar që më 1 prill, ndërsa autoritetet vendase kanë njoftuar menjëherë Organizatën Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
Një vdekje nga gripi i shpendëve nuk është e papritur, pasi që nga viti 2003, ka pasur më shumë se 950 infeksione të konfirmuara të gripit të shpendëve në shkallë globale, dhe më shumë se 460 prej tyre kanë vdekur.
Gripi i shpendëve është një sëmundje që transmetohet shpejt mes shpendëve, ku shkakton ngordhjen e tyre. Por është një infeksion viral që mund të infektojë jo vetëm zogjtë, por edhe njerëzit dhe kafshët e tjera. Shumica e formave të virusit janë të kufizuara te zogjtë. H5N1 është forma më e zakonshme e gripit të shpendëve. Është vdekjeprurëse për zogjtë dhe mund të prekë lehtësisht njerëzit dhe kafshët e tjera që vijnë në kontakt me një transportues të saj./ZËRI