IRAN- Teksa armëpushimi në Lindjen e Mesme midis SHBA-së dhe Iranit vazhdon të ekzistojë, Teherani e ka bërë të qartë se kjo vjen me kushte dhe se transporti detar përmes Hormuzit do të duhet shumë kohë për t'u rikthyer në gjendjen para luftës. Sipas kushteve të armëpushimit, Irani nuk do të lejojë më shumë se 15 anije në ditë të kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit, tha një burim i lartë iranian.
"Sipas armëpushimit aktual, më pak se 15 anije në ditë lejohen të kalojnë tranzit në Ngushticën e Hormuzit. Kjo lëvizje varet rreptësisht nga miratimi i Iranit dhe zbatimi i një protokolli specifik. Ky kuadër i ri rregullator, që vepron nën mbikëqyrjen e IRGC-së, u është komunikuar zyrtarisht palëve rajonale. Nuk do të ketë kthim në status quo-në e para luftës", tha burimi.
Ndërkohë Teherani po kërkon që asetet e tij të bllokuara jashtë vendit të zhbllokohen para se të përfundojë periudha dyjavore. Irani po këmbëngul gjithashtu që fundi i luftës të njihet zyrtarisht përmes një rezolute të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara sipas kushteve të veta, dhe ka paralajmëruar për pasoja nëse kjo nuk ndodh.