Bota

'Hapni Ngushticën e Mallkuar, ju ko*ilë të çmendur...'! Trump kërcënon Iranin: Do të jetoni në ferr

Trump ka paralajmëruar se do të sulmojë infrastrukturën energjetike dhe të transportit iranian. 

F.I
'Hapni Ngushticën e Mallkuar, ju ko*ilë të
Donald Trump

SHBA-Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar dhe i ka bërë thirrje Iranit që të lejojë anijet të kalojnë Ngushticën e Hormuzit, ose në të kundërt do të sulmojë infrastrukturën energjetike dhe të transportit iranian. 

"E marta në Iran do të jetë Dita e Termocentralit dhe Dita e Urës, të gjitha në një. Nuk do të asgjë e ngjashme si më parë!!! Hapni Ngushticën e Mallkuar, ju kopilë të çmendur, ose do të jetoni në ferr...do ta shikoni!”, shkruan Trump.

Afati 10-ditor i Trumpit ndaj Iranit pritet të skadojë të hënën. Gjatë dhjetë ditëve të fundit, SHBA-të dhe Irani kanë zhvilluar negociata indirekte përmes Pakistanit, Egjiptit dhe Turqisë për të arritur një marrëveshje armëpushimi në këmbim të hapjes së ngushticës së Hormuzit. Deri më tani nuk është arritur ndonjë përparim i rëndësishëm.

Teherani e ka akuzuar Trumpin për planifikimin e kryerjes së krimeve të luftës dhe ka kërcënuar të hakmerret me sulme të ngjashme kundër infrastrukturës në Izrael dhe në shtetet e tjera të Gjirit./ZËRI

Poll

MOS HUMB