VATIKAN- Papa Leone XIV mbajti sot meshën e shenjtë të së dielës së Pashkëve në Vatikan. Papa dha mesazh për paqe në botë dhe kërkoi të përfundojnë luftërat dhe padrejtësisë.
Papa kremtoi Pashkën e parë pasi u ngjit në fronin e Shën Pjetrit vitin e kaluar, ku u nda nga jeta paraardhësi i tij Papa Françesku. Ai vuri në dukje indiferencën njerëzore përballë luftës dhe padrejtësisë dhe kërkoi reagim.
“T’i lëmë armët! Jo një paqe të imponuar me forcë, por nëpërmjet dialogut! Jo me dëshirën për të dominuar të tjerët, por për t’u përballur me ta! Po mësohemi me dhunën, po i dorëzohemi asaj dhe po bëhemi indiferentë. Indiferentë ndaj vdekjeve të mijëra njerëzve. Indiferentë ndaj pasojave të urrejtjes dhe përçarjes që mbjellin konfliktet. Indiferentë ndaj pasojave ekonomike dhe sociale që ato prodhojnë, të cilat i ndiejmë të gjithë. Ekziston një “globalizim i indiferencës” gjithnjë e në rritje”, tha Papa Leoni./ZËRI