Bota

'Hashim, ti ku je...'-Protestë para Gjykatës Speciale në Hagë, Rama: Me zemër jam atje

Me këngë patriotike, rroba me motive ushtarake dhe me thirrje për drejtësi ata janë mbledhur para godinës së Gjykatës.

F.I
'Hashim, ti ku je...'-Protestë para Gjykatës Speciale
PAMJE NGA PROTESTA

HAGË-Shqiptarë nga Kosova dhe diaspora janë mbledhur sot para selisë së Gjykatës Speciale në Hagë, në një protestë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët mbahen në paraburgim. Me këngë patriotike, rroba me motive ushtarake dhe me thirrje për drejtësi ata janë mbledhur para godinës së Gjykatës.

Ndërkohë edhe kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me protestën e sotme në Hagë, ku qytetarë e veteranë të luftës do të mbajnë si simbol të mbështetjes të ish-krerëve të UÇK.

“Liria ka emër! Me zemër e mendje jam edhe unë atje sot Komandant! Liri për çlirimtarët”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Protesta zhvillohet një ditë para se të nisë paraqitja e provave nga mbrojtja e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ish-krerët e UÇK-së kanë mohuar akuzat, duke i cilësuar ato si politike dhe të padrejta, ndërsa mbështetësit e tyre kanë kërkuar vazhdimisht transparencë dhe drejtësi në procesin gjyqësor.

Të akuzuar për krime lufte janë edhe ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi, dhe ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi. Gjyqi ndaj tyre është duke vazhduar. Më herët, nga Dhomat e Specializuara në Hagë janë dënuar ish-krerët e Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, për pengim të administrimit të drejtësisë, por më pas janë liruar me kusht. Gjykata Speciale heton krimet që pretendohet se janë kryer nga ish-anëtarët e UÇK-së kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë në periudhën janar 1998 - dhjetor 2000./ZËRI

Poll

MOS HUMB