Bota

VD-E bëri sërish! Trump 'harron' luftën që ka zgjidhur dhe shpall 'paqen' mes Azerbajxhanit dhe Shqipërisë

Duke folur për rolin e tij si ndërmjetës i paqes në luftërat që po zhvillohen, Trump tha se ka ndërmjetësuar luftën mes Azerbajxhanit dhe Shqipërisë. 

zh.ll
VD-E bëri sërish! Trump 'harron' luftën që ka
Donald Trump gjatë intervistës

SHBA- Presidenti Donald Trump u shfaq pak i hutuar në një intervistë të premten në mëngjes me Fox & Friends, ku bëri sërish të njëjtën gafë, duke ngatërruar Shqipërinë me Armeninë. Duke folur për rolin e tij si ndërmjetës i paqes në luftërat që po zhvillohen, Trump tha se ka ndërmjetësuar luftën mes Azerbajxhanit dhe Shqipërisë. 

“Unë zgjidh luftëra që janë të pazgjidhshme. Azerbajxhani dhe Shqipëria kjo zgjati për shumë vite. Ata ishin ulur kaq larg njëri-tjetrit në zyrën time. Njëri tha: ‘Kam vrarë njerëzit e tij për 22 vjet’. Tjetri: ‘Kam vrarë për 7 vjet’. Dhe unë thashë: ‘Le të pajtohemi’, tha Trump. 

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by OC Media (@ocmedia_caucasus)

Kjo është hera e dytë që Trump ngatërron Shqipërinë me Armeninë, referuar luftës së vërtetë ndërmjet Azerbajxhanit dhe Armenisë për rajonin e Nagorno-Karabakh. Vetëm pak muaj më parë, ai ngatërroi Shqipërinë me Armeninë, por Trump e kuptoi dhe korrigjoi gabimin.

Megjithatë, Trump ndërmjetësoi një marrëveshje paqeje midis Azerbajxhanit dhe fqinjit të saj, Armenisë, në korrik, pasi priti presidentin e Azerbajxhanit dhe kryeministrin e Armenisë në një samit paqeje në Shtëpinë e Bardhë, duke i dhënë fund dekadave të luftimeve midis dy vendeve./ZËRI

Poll

MOS HUMB