Bota

Huthët hyjnë në luftë, renditen krah Iranit! Sulm me raketa ndaj Izraelit

Ata deklarojnë se janë pjesë e “boshtit të rezistencës” të udhëhequr nga Irani kundër Izraelit, SHBA-së dhe Perëndimit në përgjithësi.

F.I
Huthët hyjnë në luftë, renditen krah Iranit! Sulm me raketa
FOTO ILUSTRUESE

IRAN-Huthët e Jemenit nisën një sulm me raketa balistike në Izraelin jugor të shtunën në mëngjes, duke aktivizuar sirenat në Beersheba dhe zonat përreth, në ofensivën e parë nga grupi i lidhur me Iranin që nga fillimi i luftës me Iranin. Huthët kanë marrë përgjegjësinë për sulmin e tyre të parë kundër Izraelit që nga fillimi i luftës. 

“Ne kemi kryer operacionin tonë të parë ushtarak duke përdorur raketa balistike kundër objektivave të ndjeshme ushtarake izraelite. Operacionet tona do të vazhdojnë derisa të arrihen qëllimet e deklaruara. Ne do të vazhdojmë derisa të ndalet agresioni në të gjitha frontet”, njoftuan Huthit.

Ushtria izraelite tha se një raketë e lëshuar nga Jemeni u rrëzua me sukses nga mbrojtja ajrore. Huthët janë një organizatë e armatosur politike dhe fetare që mbështet pakicën myslimane shiite të Jemenit. Ata deklarojnë se janë pjesë e “boshtit të rezistencës” të udhëhequr nga Irani kundër Izraelit, SHBA-së dhe Perëndimit në përgjithësi.

Poll

MOS HUMB