Bota

Hyn në fuqi bllokada detare amerikane në Hormuz, Trump: Do eleminohet çdo anije iraniane

Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara deklaroi se bllokada do të zbatohet në mënyrë të paanshme kundër anijeve të të gjitha kombeve që hyjnë ose dalin nga portet dhe zonat bregdetare iraniane

F.I
Hyn në fuqi bllokada detare amerikane në Hormuz, Trump: Do eleminohet
Donald Trump

SHBA-Bllokada ushtarake amerikane ndaj të gjithë trafikut që hyn dhe del nga portet iraniane ka hyrë në fuqi zyrtarisht.  Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara deklaroi se bllokada do të zbatohet në mënyrë të paanshme kundër anijeve të të gjitha kombeve që hyjnë ose dalin nga portet dhe zonat bregdetare iraniane, duke përfshirë të gjitha portet iraniane të vendosura në Gjirin Arabik dhe Gjirin e Omanit.

Ndërkohë presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kërcënuar se do të "eliminojë" anijet iraniane që përpiqen të shkelin bllokadën detare amerikane.

Donald Trump: Marina iraniane është shtrirë në shtratin e detit, plotësisht e shkatërruar: 158 anije. Ne nuk e shënjestruam numrin e tyre të vogël të asaj që ata e quajnë 'anije sulmi të shpejtë', sepse nuk i konsideronim ato një kërcënim të madh. Kini kujdes: nëse ndonjë nga këto anije i afrohet bllokadës sonë, ato do të eliminohen menjëherë, duke përdorur të njëjtin sistem shfarosjeje që përdorim kundër trafikantëve të drogës në anijet në det. Është i shpejtë dhe brutal.

Poll

MOS HUMB