SHBA- I dërguari i posaçëm i administratës Trump, Steve Witkoff tha të premten se presidenti rus Vladimir Putin u lut për Presidentin Trump pasi ai u plagos pas një atentati gjatë fushatës presidenciale vitin e kaluar.
Duke folur me ish-prezantuesin e Fox News, Tucker Carlson në podkastin e tij , Witkoff tha se Putini i tha atij për reagimin e tij ndaj sulmit ndaj Trump gjatë një takimi që pati me liderin rus në Moskë.
I dërguari i posaçëm ka vizituar Rusinë dy herë për të diskutuar detajet rreth negociatave rreth konfliktit në Ukrainë.
“Kur presidenti u qëllua, Putin shkoi në kishën e tij lokale dhe u takua me priftin e tij dhe u lut për presidentin,” tha Witkoff.
Sipas Witkoff, Putin ka "një miqësi" me presidentin.
"Ai po lutej për mikun e tij," tha Witkoff.
Korrikun e kaluar, Trump, në atë kohë një kandidat për president, po i drejtohej një mitingu pranë Butler, kur u plagos nga një plumb i shkrepur nga 20-vjeçari Thomas Matthew Crooks.
Witkoff shtoi se Trump u prek kur i tha se Putini ishte lutur për të pas incidentit të të shtënave.
"Unë nuk e konsideroj Putinin si një djalë të keq. Kjo është një situatë e ndërlikuar, ajo luftë dhe të gjithë përbërësit që çuan në të," tha Witkoff në podcast.
Zyrtarët amerikanë dhe rusë do të takohen në Arabinë Saudite javën e ardhshme për të rifilluar bisedimet dypalëshe.
Në fillim të këtij muaji, Putin tha se është i hapur për një armëpushim 30-ditor, siç propozohet nga SHBA. Megjithatë, ai sugjeroi kushte të paqarta për mbështetjen e tij, duke përfshirë dëshirën për të eliminuar "shkaqet rrënjësore të kësaj krize".
Ukraina kohët e fundit ra dakord të mbështesë kornizën në bisedimet me SHBA-në, pas së cilës administrata Trump po përpiqet të bëjë që Rusia të nënshkruajë.
Dmitry Peskov, zëdhënësi i Kremlinit, u tha gazetarëve pas takimit se Putin priti Witkoff në mbrëmjen e 13 marsit dhe se "sinjale shtesë" në lidhje me qëndrimin e Kremlinit i janë përcjellë Trump.