
TURQI- Kryebashkiaku i Stambollit Ekrem Imamoglu u bëri thirrje sot turqve të marrin pjesë masivisht në demonstratat në të gjithë vendin kundër paraburgimit të tij në pritje të gjykimit për akuzat për korrupsion.
"Qytetarët e mi të dashur, Turqia u zgjua sot nga një tradhti e madhe. Procesi gjyqësor që po zhvillohet nuk është një proces gjyqësor. Është një ekzekutim i plotë jashtëgjyqësor. Ftoj kombin tonë të luftojë për të drejtat me ndjenjë përgjegjësie. Kjo luftë për të drejtat është çështje e së ardhmes së kombit tonë dhe fëmijëve tanë. Sigurohuni që të votoni sot për të ardhmen e Turqisë. Më pas mblidhuni në sheshet e demokracisë në Saraçhane, Stamboll dhe krahina të tjera dhe ngrini zërin. Është dita për të marrë përgjegjësinë dhe për t'iu bashkuar luftës për të drejtat kundër atyre që vodhën vullnetin e kombit. Të gjithë së bashku, pa lënë askënd pas,"-shkruan Imamoglu.
Sevgili vatandaşlarım,
— Ekrem İmamoğlu (@ekrem_imamoglu) March 23, 2025
Türkiye bugün büyük bir ihanete uyandı.
Yürütülen yargı süreci bir adli işlem değildir. Tam bir yargısız infazdır.
Milletimizi sorumluluk duygusu içinde hak mücadelesine davet ediyorum. Bu hak mücadelesi milletimizin ve evlatlarımızın geleceği…
Kryebashkiaku i Stambollit Ekrem Imamoglu u paraqit para gjykatës penale për tu njohur zyrtarisht me akuzat dhe vendimin pas arrestimit të tij si pjesë e një hetimi në vazhdim për veprat e dyshuara për korrupsion dhe terrorizëm. Në përfundim të deklaratave të palës mbrojtësae gjykata la në burg Imamgolun, edhe pse ky i fundit mohoi të kishte lidhje me akuzat./ZËRI