Bota

Irani bllokoi anijet në Hormuz! Shtëpia e Bardhë: Libani nuk ishte pjesë e negociatave

Shtëpia e Bardhë ka sqaruar se marrëveshja e armëpushimit midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit nuk e përfshin Libanin.

F.I
Irani bllokoi anijet në Hormuz! Shtëpia e Bardhë: Libani nuk
FOTO ILUSTRUESE

SHBA-Teksa konflikti SHBA-Izrael ndaj Iranit hyri sot në një armëpushim dy javor, duket se tensionet vijojnë. Irani ka njoftuar bllokimin e anijeve në Ngushticën e Hormuzit si shenjë hakmarrjeje për sulmet izraelite ndaj Hezbollahut.

Lidhur me këtë lëvizje, Shtëpia e Bardhë ka sqaruar se marrëveshja e armëpushimit midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit nuk e përfshin Libanin. Ndërkohë mbetet për t'u parë nëse do të gjendet një zgjidhje për ndaljen e sulmeve izraelite në Liban, apo nëse Ngushtica e Hormuzit do të vijojë të mbetet e mbyllur.

Poll

MOS HUMB