Bota

Ish-drejtori ekzekutiv i Google merr drejtimin e BBC

Brittin punoi për gati dy dekada në Google dhe ishte president i kompanisë për Evropën, Lindjen e Mesme dhe Afrikën.

I.F
Ish-drejtori ekzekutiv i Google merr drejtimin e BBC
Matt Brittin

LONDËR- Ish-drejtori ekzekutiv i Google, Matt Brittin, pritet të marrë detyrën si drejtor i ri i përgjithshëm i BBC. 57-vjeçari do të zëvendësojë Tim Davey, i cili dha dorëheqjen në fillim të nëntorit pas një redaktimi kontrovers të një fjalimi të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, i cili u transmetua në programin Panorama. Brittin punoi për gati dy dekada në Google dhe ishte president i kompanisë për Evropën, Lindjen e Mesme dhe Afrikën.

“Ky është një moment rreziku i vërtetë, por edhe mundësie e vërtetë. BBC-së i duhet ritmi dhe energjia për të qenë aty ku janë problemet dhe aty ku është audience. Ne do të punojmë mbi shtrirjen, besimin dhe pikat e forta krijuese të sotme, për t'u përballur me sfidat me guxim dhe për të lulëzuar si një shërbim publik i përshtatshëm për të ardhmen. Pres me padurim të filloj këtë punë”, tha drejtori i ri i përgjithshëm i BBC-së.

Trump ka ngritur një padi kundër BBC-së duke kërkuar 10 miliardë dollarë dëmshpërblim.

Presidenti amerikan akuzon median britanike për shpifje për mënyrën se si kombinoi pamjet nga pjesë të një fjalimi që ai mbajti më 6 janar 2021, përpara se mbështetësit e tij të sulmonin Kapitolin./ZËRI

Poll

MOS HUMB