Bota

VD- Kaos në Gaza/ "Luftë" për një pako ushqime, ballkoni shembet dhe zë poshtë turmat e palestinezëve

Mediat në Gaza raportojnë se gjashtë persona, shumica prej tyre fëmijë, u plagosën kur një pako me ndihma u hodh nga ajri në qytetin e Gazës dhe ra në një ballkon, duke e shembur mbi turmën poshtë saj.

zh.ll
VD- Kaos në Gaza/ "Luftë" për një pako ushqime,
Pamje nga vendngjarja

GAZA- Një incident i rëndë ka ndodhur në Gaza në momentin që po po shpërndaheshin ndihmat. Mediat në Gaza raportojnë se gjashtë persona, shumica prej tyre fëmijë, u plagosën kur një pako me ndihma u hodh nga ajri në qytetin e Gazës dhe ra në një ballkon, duke e shembur mbi turmën poshtë saj.

Incidenti ndodhi kur një pako me ndihmë humanitare që ishte hedhur me parashutë nga një aeroplan u bllokua në çatinë e një ndërtese. Ballkoni filloi të përkulej nën peshën e njerëzve, përpara se të shembej papritur mbi disa nga njerëzit e mbledhur poshtë./ZËRI

Poll

MOS HUMB