
ITALI-Autori i kërcënimit të vajzës së kryeministres së Italisë, Giorgia Meloni është një profesor i gjermanishtes. Edhe pse ka kërkuar falje, Stefano Addeo thotë se nuk tërhiqet nga idetë e tij politike, raportojnë mediat italiane.
“Ishte një gjest idiot, një postim i shkruar në mënyrë impulsive. Kërkoj ndjesë për përmbajtjen: nuk duhet uruar kurrë vdekja, aq më pak për një fëmijë. Por nuk tërhiqem nga idetë e mia politike – nuk ndiej se ky qeveri më përfaqëson. E kuptoj rëndësinë e asaj që kam bërë. Në klasë nuk kam bërë kurrë politikë. Nxënësit më duan, urrej çdo formë dhune, dua kafshët dhe bëj vullnetarizëm. Ishte një gabim. E fshiva postimin, jo nga frika, por sepse e kuptova vetë që ishte i gabuar. U zgjova në mëngjes dhe thashë: ‘Çfarë kam shkruar!’ U pendova menjëherë”,- ka deklaruar profesori i gjermanishtes, në një intervistë për Roma Online.
Ai tregoi se pas publikimit të postimit ka marrë kërcënime me vdekje, fyerje dhe hedhje domatesh në dritaret e banesës së tij. Postimi i tij i fshirë më vonë i referohej drejtpërdrejt vajzës së Melonit, duke e krahasuar me viktimën e krimit të rëndë në Afragola. Addeo i uronte vajzës së Kryeministres Giorgia Meloni, Ginevra, të njëjtin fat tragjik si Martina Carbonaro. Vajzës 14-vjeçare nga Napoli që u vra nga i dashuri i saj pak ditë më parë./ZËRI