Bota

Kërcënohet me jetë vajza e Melonit/ Kryeministrja italiane: Ka kufij që nuk duhen kaluar kurrë!

Fjalia lë pak hapësirë ​​për interpretim dhe pikë së pari ka sjellë reagimin e ashpër të kryeministres Giorgia Meloni.

k.m.
Kërcënohet me jetë vajza e Melonit/ Kryeministrja italiane: Ka
Giorgia Meloni

ITALI- Një stuhi reagimesh ka shpërthyer në Itali pas publikimit në rrjetet sociale të një mesazhi tronditës që i uronte vajzës së Kryeministres Giorgia Meloni, Ginevra, të njëjtin fat tragjik si Martina Carbonaro. Vajzës 14-vjeçare nga Napoli që u vra nga i dashuri i saj pak ditë më parë. 

"Uroj që vajza e Melonit të ketë fatin e vajzave të Afragolas,"-shkruan personi.

Kërcënohet me jetë vajza e Melonit/ Kryeministrja italiane: Ka

Fjalia lë pak hapësirë ​​për interpretim dhe pikë së pari ka sjellë reagimin e ashpër të kryeministres Giorgia Meloni.

"Kjo nuk është një përplasje politike. Nuk është as zemërim. Është diçka më e errët, që tregon për një klimë të sëmurë, një urrejtje ideologjike, në të cilën gjithçka duket e lejueshme, madje edhe dëshirën për vdekjen e një fëmije për të goditur një prind. Dhe është kundër kësaj klime të dhunshme që politika, duhet të dijë të bashkohet. Sepse ka kufij që nuk duhen kaluar kurrë. Dhe mbrojtja e tyre është një përgjegjësi që shkon përtej çdo përkatësie,"-shkruan Meloni në reagimin e saj. 

Motra e kryeministres dhe zyrtarja e Fratelli d’Italia, Arianna Meloni, reagoi po ashtu në rrjetet sociale.

“Deri kur duhet të durojmë? Deri ku duhet të shkojmë? Përballë kësaj barbarie të neveritshme, ndjejmë gjithë zemërimin e mundshëm. Dënimi duhet të jetë unanim dhe i fuqishëm. Giorgia-s dhe Ginevra-s, përqafimi im më i ngrohtë dhe mbrojtës,”- shkruan ajo.

Autori i postimit thuhet të jetë Stefano Addeo, i lindur në vitin 1960, një mësues gjermanishte nga provinca e Napolit. Ai shkruan duke përdorur një "nofkë" dhe thotë: E shihni që edhe ju vidhni paratë dhe ushqimin e fëmijëve tanë. 

Por të gjitha janë dyshime dhe deri më tani nuk ka të arrestuar./ZËRI

Poll

MOS HUMB