Bota

"Kërcet" arma në Gjakovë, vritet xhaxhai i ish-finalistes së Big Brother Vip Kosova, Elijona

Viktima është Rasim Binakaj rreth 38 vjeç

F.I
"Kërcet" arma në Gjakovë, vritet xhaxhai i
Elijona dhe Rasim Binakaj

GJAKOVË-Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku raportohet për një të vrarë dhe një të plagosur. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj ka deklaruar se sot rreth roës 05:30, në rrugën “Vëllezërit Frashëri” në Gjakovë, dy persona janë qëlluar me armë zjarri. Viktima është Rasim Binakaj rreth 38 vjeç.

Viktima raportohet të jetë xhaxhai i Elijona Binakajt, ish-finalistes së Big Brother VIP Kosova 4. Deri më tani Elijona Binakaj nuk ka bërë ende ndonjë reagim publik lidhur me ngjarjen e rëndë. Rasim Binakaj ishte edhe personi që në vitin 2021 kishte njoftuar publikisht për aksidentin tragjik në Kroaci, ku Elijona Binakaj humbi nënën dhe motrën e saj. Ngjarja, sipas mediave, ka tronditur familjen dhe komunitetin në Gjakovë.

Policia bëri të ditur se po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe për kapjen e një personi të dyshuar, Nexhdet Zymberaj, pronar i lokalit “My Place”, ku dyshohet se ka nisur konflikti.

“Sot rreth orës 05:30, jemi njoftuar se në rrugën “Vëllezërit Frashëri” në Gjakovë dy persona meshkuj, të moshës madhore, janë qëlluar me armë zjarri. Si pasojë e plagëve të marra, njëri prej tyre ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes (ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij). Personi tjetër ka mbetur i plagosur dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Njësitë përkatëse policore i janë përgjigjur menjëherë rastit dhe është njoftuar prokurori i shtetit i cili po ashtu ka dalë në vendin e ngjarjes. Aktualisht po ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të arrestimit të të dyshuarit dhe zbardhjes së plotë të rrethanave të ngjarjes”, deklaroi Elezaj.

Policia e Kosovës është në kërkim të autorit, ndërsa po hetohen rrethanat e ngjarjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB