Bota

"Këtu ka vetëm Maqedoni”, marshimi i forcave speciale maqedonase ndez reagime në rrjet para protestës së studentëve shqiptarë

Në pamjet e bëra publike shihet një paradë e forcave speciale maqedonase, teksa kryejnë stërvitje në rrugët e qytetit të Kumanovës dhe brohorasin: “Këtu ka vetëm Maqedoni, le ta mësojnë të gjithë”.

l.k
"Këtu ka vetëm Maqedoni”, marshimi i forcave speciale
Marshimi i forcave speciale maqedonase

MAQEDONI E VERIUT- Dy ditë para protestës së paralajmëruar nga studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut për zhvillimin e provimeve në gjuhën shqipe, një video ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale.

Në pamjet e bëra publike shihet një paradë e forcave speciale maqedonase, teksa kryejnë stërvitje në rrugët e qytetit të Kumanovës dhe brohorasin: “Këtu ka vetëm Maqedoni, le ta mësojnë të gjithë”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Kjo lëvizje e forcave speciale është parë nga shumë qytetarë si një provokim ndaj protestës që do të mbahet të hënën nga studentët shqiptarë. Çlirim Iseni, student dhe një nga organizatorët e protestës, ka reaguar publikisht duke ngritur dyshime nëse kjo paradë me brohoritje nacionaliste ishte një rastësi apo një mesazh kërcënues ndaj studentëve dhe organizimit të protestës.

“Dy ditë para protestës së studentëve shqiptarë për gjuhën shqipe, një tog i policisë speciale të RMV-së parakalon me brohoritje nacionaliste nëpër Kumanovë. Pyetja që lind është nëse kjo është një rastësi apo një paralajmërim. Përgjigjja jonë është e qartë: ne do të vazhdojmë çdo formë paqësore dhe demokratike për realizimin e së drejtës sonë legjitime- gjuha shqipe zyrtare”, shkroi Iseni.

Protesta e parë e studentëve për gjuhën shqipe u mbajt më 6 prill të këtij viti, ku qindra studentë u mblodhën në sheshin kryesor në Shkup, duke kërkuar që provimi i Jurisprudencës të zhvillohet në gjuhën shqipe dhe duke kërkuar dorëheqjen e ministrit të Drejtësisë, Fillkov.

Debati për Ligjin e Gjuhëve në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut nisi në shtator të vitit 2017, por miratimi i tij u zvarrit për shkak të kundërshtimeve nga VMRO. Në vitin 2018, ligji për dygjuhësinë u miratua, duke përcaktuar që gjuha shqipe të jetë zyrtare jo vetëm në komunat ku shqiptarët përbëjnë mbi 20% të popullsisë, por edhe në nivel kombëtar.

Pas peticionit të nënshkruar nga mbi 380 studentë, qëndrimet zyrtare kanë pësuar luhatje, nga pranimi fillestar i së drejtës deri te arsyetimet se nevojiten ndryshime ligjore. Ndërkohë, autoritetet kanë paralajmëruar formimin e një grupi pune, edhe pse ekspertët juridikë theksojnë se baza ligjore për përdorimin e shqipes tashmë ekziston./ZËRI

Poll

MOS HUMB