Bota

Trump 'zbulon' marrëveshjen: Izraeli dhe Libani bien dakord për armëpushim 10-ditor, nis nga sot

Përmes një postimi në Truth Social, Trump tha se foli me presidentin libanez Joseph Aoun dhe kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe se secili prej tyre ra dakord për një armëpushim 10-ditor, i cili do të fillojë të enjten.

zh.ll
Trump 'zbulon' marrëveshjen: Izraeli dhe Libani bien dakord
Donald Trump

SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të avancojnë drejt një armëpushimi 10-ditor, i cili do të hyjë në fuqi në orën 17:00 sipas kohës së bregut lindor të SHBA-së. Përmes një postimi në Truth Social, Trump tha se foli me presidentin libanez Joseph Aoun dhe kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe se secili prej tyre ra dakord për një armëpushim 10-ditor, i cili do të fillojë të enjten.

"Sapo pata biseda të shkëlqyera me Presidentin e Libanit, Joseph Aoun, shumë të respektuar, dhe Kryeministrin Bibi Netanyahu, të Izraelit", shkroi ai. "Këta dy udhëheqës kanë rënë dakord që, me qëllim arritjen e PAQES midis vendeve të tyre, ata do të fillojnë zyrtarisht një ARMPUSHIM 10-ditor në orën 17:00 sipas orës lindore.", shkruan Trump.

Trump shtoi se i ka ngarkuar zëvendëspresidentit të SHBA-së J. D. Vance dhe sekretarit të Shtetit Marco Rubio, në bashkëpunim me kreun e Shefave të Shtabit të Përbashkët Dan Caine, të punojnë së bashku me të dyja palët për arritjen e një paqeje të përhershme.

Presidenti Trump foli të enjten në telefon me homologun e tij libanez, Presidentin Joseph Aoun, i cili "shprehu falënderimet e tij për përpjekjet që Trump po bën për të arritur një armëpushim në Liban dhe për të siguruar paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm, duke hapur rrugën për arritjen e procesit të paqes në rajon", sipas një njoftimi të telefonatës të siguruar nga zyra e presidentit libanez. /ZËRI

 

Poll

MOS HUMB