Bota

Maduro del para gjykatës në New York: Jam i pafajshëm, u kapa në...(FOTO)

Ai doli para gjykatës së New York-ut, duke i thënë gjyqtarit: “Unë jam një njeri i ndershëm, presidenti i vendit tim”.

zh.ll
Maduro del para gjykatës në New York: Jam i pafajshëm, u kapa
nicolas maduro me veshjen e burgut

SHBA- Presidenti i rrëzuar i Venezuelës, Nicolas Maduro, u deklarua i pafajshëm të hënën për akuzat për narkoterrorizëm, akuza për armëmbajtje pa leje dhe komplot për të importuar kokainë në Shtetet e Bashkuara.

Në një seancë që zgjati vetëm 30 minuta, Maduro doli para gjykatës së New York-ut, duke i thënë gjyqtarit: “Unë jam një njeri i ndershëm, presidenti i vendit tim”.

“Jam i pafajshëm, nuk jam fajtor”, i tha Maduro gjykatësit Alvin Hellerstein. "Unë jam një njeri i mirë", shtoi ai.

Më herët në seancën dëgjimore paraprake, Maduro konfirmoi identitetin e tij. Maduro tha se ky është me të vërtetë emri i tij dhe e identifikoi veten si President i Venezuelës.

"U kapa në shtëpinë time në Karakas, Venezuelë", tha ai.

Cilia Flores, gruaja e Maduros, gjithashtu deklaroi se nuk është fajtore.

"E pafajshme, plotësisht e pafajshme", i tha ajo gjykatësit.

Nicolas Maduro është paraqitur këtë të hënë brenda sallës së gjykatës federale Daniel Patrick Moynihan në Manhattan, për paraqitjen e tij të parë përpara gjyqtarit Alvin Hellerstein. Ish-presidenti i rrëzuar i Venezuelës mban një këmishë blu me mëngë të shkurtra mbi uniformën portokalli të burgut. Në seancën e sotme u paraqitën zyrtarisht akuzat ndaj Maduros, ndërsa e radhës është planifikuar për 17 mars, ndërsa gjyqtari urdhëron Maduron të paraqitet përsëri. /ZËRI

Poll

MOS HUMB