Bota

Mark Rutte: Ja ku do zhvillohet Samiti i ardhshëm i NATO-s

Brukseli kujtoi se Turqia po pret një samit të NATO-s për herë të dytë, pas atij në Stamboll në vitin 2004.

zh.ll
Mark Rutte: Ja ku do zhvillohet Samiti i ardhshëm i NATO-s
Mark Rutte

BRUKSEL- Samiti i NATO-s i vitit 2026 do të mbahet në kryeqytetin turk, Ankara, më 7-8 korrik, njoftoi të martën Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte.

“Dua të falënderoj Turqinë për organizimin e këtij takimi të rëndësishëm. Turqia ka qenë një aleate e fortë e NATO-s për më shumë se 70 vjet, duke dhënë kontribute të paçmuara në sigurinë tonë të përbashkët”, citohet të ketë thënë Rutte në faqen e internetit të organizatës.

“Në Samitin tonë të ardhshëm, udhëheqësit do të vazhdojnë ta bëjnë NATO-n një Aleancë më të fortë, më të drejtë dhe më vdekjeprurëse, të gatshme për t'iu përgjigjur sfidave kritike për sigurinë tonë”, deklaroi gjithashtu Sekretari i Përgjithshëm.

Brukseli kujtoi se Turqia po pret një samit të NATO-s për herë të dytë, pas atij në Stamboll në vitin 2004.

Samiti i këtij viti u prit në qershor në Hagë, Holandë, dhe në të, vendet anëtare të NATO-s u zotuan të rrisin shpenzimet e tyre të mbrojtjes në 5% të PBB-së së tyre deri në vitin 2035./ZËRI

Poll

MOS HUMB